FUSHAT E VEPRIMTARISË
Tematikat kryesore të veprimtarisë shkencore:
Në vitet pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, Instituti i Historisë ka rikonsideruar dhe rivlerësuar veprimtarinë e tij shkencore. Arsyet lidhen me deklasifikimin dhe zotërimin e dokumenteve të shumta arkivore për periudhat historike që ai mbulon, si edhe për shkak të çlirimit të historiografisë nga presionet politike të shtetit komunist:
- Trojet arbërore dhe shtrirja etnike e arbërve në Mesjetën e Hershme;
- Dyndjet barbare; marrëdhëniet e ilirëve dhe më vonë të arbërve me ta;
- Arbrit dhe sllavët;
- Trojet arbërore dhe bota perëndimore (romane etj.);
- Trojet arbërore në kuadrin e Perandorisë Bizantine;
- Proceset ekonomike dhe politike ndër arbrit në Mesjetë;
- Principatat arbërore;
- Zhvillimi i qyteteve, i qytetërimit dhe i kulturës arbërore në Mesjetë;
- Problemi fetar dhe diversiteti fetar i arbërve;
- Tipare sociale, ekonomike, demografike të viseve arbërore gjatë sundimit osman;
- Integrimi i shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe roli i tyre;
- Shqiptarët dhe Perëndimi gjatë sundimit osman;
- Zhvillimi i qyteteve dhe i kulturës shqiptare;
- Pashallëqet shqiptare;
- Problemet ekonomiko-shoqërore, politike dhe ushtarake në periudhën e Rilindjes (shek. XIX – deri më 1912);
- Probleme të fillimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare;
- Formimi i kombit shqiptar;
- Shqiptarët dhe lëvizja e Turqve të Rinj;
- Lëvizja politike e kulturore në Shqipëri në periudhën e regjimit xhonturk (1908-1910);
- Kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912;
- Popullsia e trojeve shqiptare gjatë Rilindjes;
- Marrëdhëniet e shqiptarëve me popujt e Ballkanit;
- Tiparet e përbashkëta dhe dallimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me lëvizjet kombëtare të vendeve ballkanike;
- Çështja shqiptare në politikën e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ballkanike;
- Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar;
- Zhvillimet ekonomiko-shoqërore përgjatë pavarësisë dhe periudhës mes dy Luftërave Botërore;
- Zhvillimet e brendshme politike dhe organizimi i administratës shtetërore përgjatë pavarësisë dhe periudhës mes dy Luftërave Botërore;
- Marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar përgjatë pavarësisë dhe periudhës mes dy Luftërave Botërore;
- Zhvillimi i mendimit politik dhe sociokulturor;
- Minoritetet në Shqipëri dhe marrëdhëniet me shqiptarët përtej kufijve shtetërorë;
- Aspekte të jetës dhe veprimtarisë së komuniteteve fetare;
- Studime gjinore në periudhën midis dy Luftërave Botërore;
- Diaspora dhe emigracioni në periudhën midis dy Luftërave Botërore;
- Nacionalizmi, kolaboracionizmi, antifashizmi dhe rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore;
- Marrëdhëniet e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe marrëdhëniet me lëvizjet antifashiste të popujve fqinjë dhe Aleatët e Mëdhenj të Koalicionit Antifashist të Kombeve të Bashkuara;
- Ndërtimi i shtetit njëpartiak në Shqipëri;
- Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë në kontekstin e Luftës së Ftohtë;
- Marrëdhëniet e shtetit shqiptar me komunitetet fetare (1944-1976);
- Sovjetizimi i ekonomisë shqiptare dhe përpjekjet modernizuese të regjimit komunist;
- Inxhinierimi i “njeriut të ri” në Shqipëri;
- Populli dhe “armiku i popullit” në kontekstin e shtetit të diktaturës së proletariatit;
- Indoktrinimi i shoqërisë shqiptare përmes arsimit, letërsisë, artit dhe kulturës;
- Shqipëria në vitet e tranzicionit për në demokraci dhe ekonominë e tregut.
Pjesëmarrja në projekte
- Instituti i Historisë është koordinator dhe pjesëtar në projektin “Historia e Popullit Shqiptar”, botim akademik në katër vëllime (Tiranë 2002, 2007, 2008).
- Koordinator dhe pjesëtar në projektin “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë 2008, 2009).
- Hartues e realizues i projektit madhor “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX” në tre vëllime (në proces botimi).
- Organizator i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (viti 2012) dhe bashkëpunëtor në të gjithë veprimtaritë shkencore, kulturore etj., brenda vendit dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë, të cilat u zhvilluan me këtë rast.
- Organizator dhe pjesëmarrës në projektin “Enciklopedia Shqiptare” (në proces).
- Organizator, koordinator dhe pjesëmarrës në dhjetëra veprimtari shkencore, konferenca, simpoziume etj., kombëtare e ndërkombëtare, për probleme të historisë shqiptare e rajonale.
- Bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës me ekspertë në shumë projekte të institucioneve të ndryshme shkencore e dikastereve të arsimit, shkencës, kulturës, financës etj.
O R G A N I Z I M I
Instituti i Historisë përbëhet nga tri departamente:
Departamenti i Historisë së Mesjetës dhe Rilindjes Kombëtare; Departamenti i Historisë së Pavarësisë dhe Konsolidimit të Shtetit Shqiptar; Departamenti i Historisë Bashkëkohore.
Pjesë e Institutit të Historisë është edhe arkivi shkencor, i cili ka një pasuri të vyer dokumentesh historike të sjella nga ekspeditat kërkimore të studiuesve, kryesisht në arkiva të ndryshëm jashtë Shqipërisë, si: dorëshkrime, disertacione, materiale të përkthyera, kumtesa konferencash organizuar nga Instituti i Historisë etj.
- BOTIMET KRYESORE KOLEKTIVE
- Historia e Shqipërisë, vëll. I, vëll. II, botim i vitit 1959 dhe 1965.
- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I, II, III, botim i vitit 1984.
- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I. Ilirët. Mesjeta. Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet ’20 të shek. XIX, Tiranë: Botimet Toena, 2002.
- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II. Rilindja Kombëtare. Vitet ’30 të shek. XIX-1912, Tiranë: Botimet Toena, 2002.
- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III. Periudha e Pavarësisë, 28 nëntor 1912 -7 prill 1939, Tiranë: Botimet Toena, 2007.
- Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. I. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2017.
- Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. II. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2019.
- Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. III. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2020.
- Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. IV. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2021.
- Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, vëll. V. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2022.
Instituti i Historisë që prej vitit 1964 boton pa ndërprerje revistën “Studime historike”.