• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Objektivat

Akademia e Shkencave, në përgjigje të Strategjisë së Qeverisë për Diasporën, ka ngritur një grup pune i cili ka vlerësuar se: Diasporës shkencore konsiderohet si një faktor kyç për zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka nisur prej disa vitesh grumbullimin e të dhënave rreth Diasporës Shkencore që jeton e punon në vendet e Bashkimit Europian e më gjerë dhe krijimin e një databaze me këto të dhëna, të cilat duhen përditësuar për vetë dinamikën e ndryshimit të treguesve të saj e rendësinë e ruajtjes së nivelit shkencor dhe zhvillimit të saj në vend.

Roli i diasporës në strategjitë e zhvillimit, uljen e varfërisë dhe rritjen ekonomike është i një interesi të veçantë për institucionet politikëbërëse në vendet e tyre të origjinës dhe ata mikëpritëse, si dhe për institucionet e kërkimit shkencor. Interesi i përbashkët i të gjitha palëve të interesuara rrotullohet rreth pytjes se çfarë mund të bëhet për të rritur përfitimet nga emigracioni?

Termi “diasporë” i referohet grupeve të të larguarve, në kontrast me “emigrantët”, dhe brezave të tyre pasardhës të lindur jashtë vendit të origjinës që janë ose mund të jenë qytetarë të vendeve mikëpritëse. Potenciali i përgjithshëm i zhvillimit të individëve/grupeve të referuar si diaspora mund të arrijë nivele të konsiderueshme të tilla si krijimi i biznesit, lidhjet tregtare, investimet, remitancat, qarkullimi i aftësive, shkëmbimi i përvojave dhe madje ndikimet në rolet sociale dhe kulturore të burrave dhe grave në shoqërinë ku jetojnë.

Ndikimi pozitiv në zhvillimin social-ekonomik të vendeve të origjinës dhe atë mikëpritës është njëra anë. Megjithatë, ka disa kufizime të mëdha për përfshirjen e diasporave në politikat e zhvillimit sot. Para së gjithash, fenomenet e migracionit në përgjithësi nuk janë të mirëintegruara në politikat e zhvillimit dhe shumë programe zhvillohen pa shkëmbimin e njohurive dhe burimeve. Për shembull, shumë pak strategji kombëtare të zhvillimit përfshijnë rrjetet e emigrantëve si partnerë zyrtarë. Disa studime vlerësojnë ndikimin e vërtetë që diasporat kanë në zhvillimin përmes tregtisë, investimeve, shkëmbimeve të biznesit, rrjeteve sociale dhe transferimeve të kapitalit njerëzor, duke kufizuar kështu të dhënat mbi kontributet ekonomike dhe sociale të diasporës. Përveç kësaj, edhe më pak studime artikulojnë interesat që vendi pritës dhe ai i origjinës kanë në popullatat ndërkombëtare ose analizojnë konfliktet e mundshme të këtyre interesave.

Duke qenë se hendeku i njohurive ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së ekziston, perspektivat inovative në studimin e mobilitetit të shkencëtarëve dhe profesionistëve të kualifikuar do të ishin mëse të nevojshme. Globalizimi dhe përparimet teknologjike kanë promovuar mënyra të reja për të kontribuar nga distanca, sfida tani është gjetja e mënyrës më të mirë për të përfshirë kapitalin njerëzor të emigruar në progresin shkencor dhe socio-ekonomik të vendeve te Ballkanit Perëndimor, i cili ka potencial të krijojë kushte dhe struktura të nevojshme nëse ata duhet të veprojnë si agjentë të ndryshimit në dobi të vendeve të tyre të origjinës. Mobiliteti ndërkombëtar në rritje i shkencëtarëve dhe profesionistëve të kualifikuar është një fenomen i veçantë i globalizimit. Kjo çon në shqetësime të mëdha kur konsiderohet si një humbje për vendet në zhvillim të origjinës, banka e të cilës është kapitali njerëzor i kufizuar dhe si një fitim vetëm për vendet e pasura të destinacionit.

Akademia synon, që në bashkëpunim me partnerë të saj brenda dhe jashtë vendit të:

(i) identifikimin e diasporës shkencore,

(ii) lëvizjet e shkencëtarëve,

(iii) ngritjen e komuniteteve të dijes me pjesëmarrjen e tyre,

(iv) nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ta,

(v) zhvillimin ekonomik përmes teknologjive inovative te transferuara prej tyre, etj. Nuk është në nivelet e duhura bashkëpunimi midis diasporës shkencore dhe shkencëtarëve nga vendi i origjinës; njëkohësisht që Bashkimi Europian gjatë Samiteve të Zagrebit dhe Selanikut (Kapitulli 25 – “Shkencë” e “acquis communautaire”) thekson nevojën e realizimit të këtyre mangësive.

Perfituesit do të jenë komunitetet shkencore (institutet kërkimore, universitetet, spin-offet shkencore, organet qeveritare: kombëtare, rajonale dhe lokale, politikë-bërësit etj.

Target grupet për arritjet e qëllimeve do të jetë Diaspora shkencore që jeton dhe punon në vendet përkatëse institucionet shtetërore sektori privat.

Rezultatet e pritëshme do të jenë,

(i) perspektiva të reja të zhvillimit përmes bashkëpunimit rajonal në sferat e shkencës;

(ii) përmbushja e qëllimeve intelektuale;

(iii) shkëmbime shkencore në baza të shëndosha;

(iv) zhvillimi i qëndrueshëm;

(v) bashkëpunimi kulturor,

(vi) hapa të butë, të shpejtë dhe jetësor drejt integrimit në BE; etj.

Aktivitetet kryesore janë:

(i) krijimi i bazës së të dhënave të diasporës shkencore dhe intelektualëve, me prirje ato të studiuesve të rinj, me mbështetjen e Akademisë, universiteteve, institucioneve shkencore, OJQ-ve, spin-off-eve; biznesit brenda dhe jashtë vendeve;

(ii) organizimi i forumeve për të informuar të gjithë diasporën për strategjitë aktuale si: “Strategjia për Zhvillimin e Vendit”, “Strategjia e Kërkimit Shkencor, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacioneve” etj.

Në nismën e Qeverisë për këtë prioritet madhor mbi diasporën shqiptare në përgjithësi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë deri tani përveç analizave të kryera për Diasporën shkencore ka realizuar krijimin e Rrjetit të Akademisë së të Rinjëve, ku përfshihen edhe të rinjtë e diasporës shkencore. Gjithashtu edhe Asambleja e Akademisë ka në gjirin e saj akademikë të cilët janë pjesë e Diasporës dhe që janë shkencëtarë në zë në fushat e tyre të ekspertizës.

Akademia e Shkencave me veprimtaritë e saj në përputhje me misionin, do të ketë objektiv prioritetet e strategjisë së Qeverisë që zbatohet nga Ministria e Diasporës.