Përurim i disa monografive të akad. as. E. Pingulit dhe me bashkautorë
Veprimtaria u realizua më 4 prill 2014, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në përurimin e këtyre botimeve kishte të pranishëm studiues, bashkëpunëtorë dhe të ftuar të tjerë. Me këto botime i jepet literaturës tekniko-shkencore shqiptare dhe punonjësve që do të merren me studime, projektime e ndërtime të veprave hidroteknike, një material shumë i vlefshëm, i nevojshëm dhe i gatshëm për një shfrytëzim të gjerë e praktik, ndërsa investitorët e brendshëm ose të jashtëm i orienton për investimet që kërkojnë të bëjnë në këtë fushë. Botimet janë:
- P. Stratobërdha, Pinguli E. 2012. Studimi hidroenergjetik i Lumit Vjosa, Akademia e Shkencave, 80 f., Tiranë;
- E. Pinguli, K. Negovani. 2013. Monografi për shfrytëzimin e rërave me përmbajtje të lartë silici të vendburimit Shkozë- Tiranë të fabrikës së çimentos dhe gëlqeres Fushë-Krujë për prodhimin industrial të 25 gazobetonit dhe gazosilikatit në Tiranë, Akademia e Shkencave, 64 f., Tiranë;
- E. Pinguli, P. Vasili. Monografi mbi studimin për prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe gazi natyral. Akademia e Shkencave 71 f., Tiranë, 2013;
- E. Pinguli, M. Kamenica, K. Negovani, N. Gjeta. 2013. Mbrojtja e Qytetit të Shkodrës nga përmbytjet, Akademia e Shkencave, 197 f., Tiranë;
- E. Pinguli. Studime e përgjithësime teorike –praktike të shpërthimeve të mëdha me ngarkesa të përqendruara të lëndës plasëse me temë “Formulat për llogaritjen e lëndës plasëse të përqendruar dhe parimet bazë të projektimit të shpërthimeve të mëdha’’, Akademia e Shkencave, 152 f., Tiranë, 2013;
- E. Pinguli. Faktorët që ndikojnë në rezultatet tekniko–shkencore dhe ekonomike të një shpërthimi masiv me tunele. 113 f., Akademia e Shkencave, Tiranë, 2013;
- E. Pinguli. Disa faktorë dëmtues që ndikojnë gjatë kryerjes së një shpërthimi dhe masat që duhen marrë për parandalimin e tyre , Akademia e Shkencave, 100 f., Tiranë 2013;
- E. Pinguli. Projektimi optimal i shpërthimeve me tunele mbi bazën e zgjedhjes drejt elementeve gjeometrike të shkallës dhe skemave më racionale si dhe efektiviteti tekniko–ekonomike i tyre, Akademia e Shkencave, 137 f., Tiranë, 2013;