Fjala e Akademik Arben Merkoçi gjatë përurimit
Në vijim të Reformës së thellë që ka nisur Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe në zbatim të strategjisë për të ringjallur kërkimin shkencor në vendin tonë dhe për ta bërë atë efektiv dhe në shërbim të jetës shoqërore, më datë 23 janar u krijua zyrtarisht pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore-shkencore e Nano-teknologjisë dhe Nano-shkencës e quajtuar NANOAlb. Po atë ditë u zhvillua edhe një workshop të cilin e drejtoi akademiku i njohur i nivelit botëror, Prof. Arben Merkoçi.. Në këtë veprimtari krahas shkencëtarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e rajoni merrnin pjesë rektorët e universiteteve publike si dhe ambasadorët e Japonisë, shkëlqesia e tij z. Makato Ito dhe i Spanjës z. Vicente Canelles Montero.
(Akademia e Shkencave e Shqipërisë i beson Profesorit dhe akademikut të nivelit botëror, Arben Merkoçi krijimin për herë të parë të njësisë kërkimore-shkencore të nanoteknologjisë në vendin tonë.)
Lexo më shumë