Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës vlerëson akademikët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”
Një ceremoni e veçantë për vlerësimin e akademikëve e të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës për kontributin në hartimin dhe hedhjen në sistemin online të veprës madhore leksikografike “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”.
Zëvendësministrja e Arsimit znj. Orjana Osmani dhe Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës prof. dr. Shkëlqim Fortuzi përgëzuan për punën e bërë Kryetarin e ASHSH-së, akad. Skënder Gjinushi, si edhe akademikët Jani Thomai dhe Valter Memisha, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të fjalorit, për angazhimin e palodhur dhe kontributin e çmuar në pasurimin e gjuhës shqipe, të shprehur me hartimin e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” me rreth 125 000 fjalë e frazeologji.
Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Gjinushi në fjalën e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë (IAL) e posaçërisht me Universitetin e Durrësit në realizimin e projekteve madhore kombëtare, përfshirë fjalorin, duke nënvizuar se ky punim duhet shtrirë në të gjithë fushat me qëllim rritjen e nivelit të kërkimit shkencor.

Akad. Valter Memisha, përcolli mesazhin e mirënjohjes së akad. Jani Thomait dhe më tej theksoi vlerën historike dhe shkencore të kësaj vepre, duke e cilësuar atë si një dëshmi të nivelit të lartë të studimeve albanologjike dhe të angazhimit serioz institucional në shërbim të gjuhës shqipe. Ai u shpreh se Akademia synon të forcojë rolin e saj si institucion aktiv në studimet shkencore dhe në përmbushjen e misionit kryesor në fushën e albanologjisë, duke ideuar tri projekte madhore, ndër të cilat edhe “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”.
“Fjalori është vepër e një pune katërvjeçare të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet përkatëse të fushës. Nevoja për një fjalor të tillë ka ekzistuar prej kohësh. Përpjekjet për hartimin e tij kanë nisur që në vitin 2006, e kjo u bë e mundur me mbështetjen e drejtpërdrejtë prej kryetarit të ASHSH-së e më tej prej Akademisë si institucion. Për realizimin e kësaj vepre u ftuan specialistë të fushës nga të gjitha trevat shqiptare dhe Arbëria, e sot kemi një vepër të mirëpritur prej specialistëve e opinionit në përgjithësi, e shprehur kjo nga interesimi i lartë, ku ka patur mbi 5 milionë klikime në 50 ditë.
Në vijim, Rektori, prof.dr. Shkëlqim Fortuzi, shpërndau certifikata vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj vepre për Kryetarin e ASHSH-së, akad. Skënder Gjinushin, si dhe për akademikët Jani Thomai e Valter Memisha.
Gjatë aktivitetit u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Marrëveshja u firmos nga Kryetari i Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, dhe Rektori i Universitetit prof. dr. Shkëlqim Fortuzi. Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta akademike.
Aktiviteti u mbyll me diskutime akademike mbi vlerën leksikografike të veprës dhe sfidat e gjuhës shqipe në kohën e digjitalizimit.