U zhvillua mbledhja e Komisionit të Përhershëm të Arteve
Në datën 30 shtator 2025, Komisioni i Përhershëm i Arteve, nën drejtimin e kryetarit akad. Vasil S. Tole, zhvilloi një mbledhje me pjesëmarrjen e anëtarëve: z. Altin Basha, znj. Suzana Varvarica-Kuka, akad. Stefan Çapaliku, znj. Belfjore Qose, z. Namik Dokle, z. Arben Llozi, z. Denis Bizhga dhe znj. Abigeila Voshtina.
Gjatë takimit, anëtarët u njohën me programin e konferencës mbarëkombëtare të muzikës “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim dhe edukim artistik”.
Veprimtaria është një iniciativë e Komisionit të Përhershëm të Arteve, e cila do të zhvillohet në kuadër të Muajit të Letërsisë dhe Arteve dhe organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Arteve, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, Liceun Artistik “Jordan Misja”, Orkestrën Simfonike të RTSH-së, AKKSHI-n, ASCAL-in dhe Qendrën e Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes.
Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte pasurimi i Komisionit me anëtarë të rinj. Gjithashtu, u diskutua për përfshirjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, veçanërisht shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit, në fusha, si: muzika, letërsia, kinematografia dhe artet pamore.
Komisioni shprehu miratimin për emrat e propozuar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimit të talenteve shqiptare.