Ditë informimi mbi programet e projekteve kombëtare
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizoi veprimtarinë me temën “Ditë informimi mbi programet e projekteve kombëtare që financohen nga Agjencia”.
Takimin e hapi drejtorja e Qendrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Akademinë e Shkencave, prof. dr. Enika Abazi.

Pasi përshkroi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe bëri një pasqyrim të projekteve të financuara nga AKKSHI dhe të zbatuara nga Akademia, prof. dr. Abazi i dha fjalën znj. Marsela Robo, drejtore e Drejtorisë së Programeve Kombëtare.

Znj. Robo bëri një paraqitje për mënyrën dhe kushtet e aplikimit në programet kombëtare, veçanërisht për programin e projekteve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit (PKKZH).

Gjithashtu, ajo iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të bëra nga pjesëmarrësit në këtë ditë informimi, duke bërë të mundur sqarimin e disa çështjeve, të cilat hasen gjatë fazave të projektit, duke filluar me aplikimin dhe deri te raportimi i fundit.