U përmbyll me sukses shkolla ndërkombëtare e trajnimit
Sot më 10 shtator 2025 u zhvillua dita e tretë e shkollës ndërkombëtare të trajnimit për nxitjen e biosipërmarrjes në bioteknologji (“Training school: Fostering bioentrepreneurship in biotechnology”).
Shkolla e trajnimit , e cila nisi më 8 shtator 2025, u mbështet nga Projekti BiosenstoxicWater-2025, i drejtuar nga prof. dr. Ariola Bacu (ASHSH) dhe a prof. dr. Robert Marks (Universiteti “Ben Gurion of Negev, Izrael).
Gjatë tri ditëve, ekspertët Yael Mali (Izrael), Mark Nuijten (Holandë), Robert Marks (Izrael), Adam Mechler (Australi) dhe asistentët Gal Carmeli e Fred Narcross dhanë orientime dhe vlerësime për projektet e studentëve në lëndën “Hyrje në biondërmarrje”.
Në përfundim të kësaj veprimtarie u përzgjodhën dhe u zhvilluan pesë ide inovatore, qe premtojnë zhvillim të mëtejshëm në fushën e biznesit nga studentët: Alesia Brunga, Alkea Braho, Denada Bozhiqi, te programit Master Shkencor ne Bioteknologji dhe Ersi Qazolli e Ilian Lati në programin “Bioentrepreneurship in biotechnology” .
Ky projekt financohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe realizohet në bashkëpunim nga Universitetin e Tiranës Departamentin e Bioteknologjisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Vlorës, dhe Universitetin Ben Gurion të Negevit në Izrael.