Programi i Panairit mbarëkombëtar të librit akademik e shkencor, 23-25 prill 2025, Prishtinë

Më 23-25 prill 2025 zhvillohet në Prishtinë edicioni IV i Panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si bashkorganizatore e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për botimet akademike e shkencore, merr pjesë me botimet e veta më të fundit dhe ato më të rëndësishme ndër vite të emrave më përfaqësues në të gjitha fushat e shkencës.

Çelja e panairit bëhet më 23 prill 2025, në orën 10.00, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në Prishtinë.

Programi i plotë i edicionit IV të Panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor e gjeni duke klikuar këtu.

Promovimet e botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zhvillohen ditën e parë të panairit, pra më 23 prill 2025, në orën 14.00 – 16.00.

Programi i promovimeve të botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjendet duke klikuar këtu.