• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
In business since 1995

Instituti Kombëtar i matematikës.

Instituti Kombëtar i matematikës.


Drejtues ekzekutiv:
prof.Fioralba Cakoni.

U krijua më datë 30.11.2022

Instituti Kombëtar i Matematikës (IKM) është njësi bashkëpunimi dhe koordinimi shkencor në fushat e matematikës me institutet, universitetet, akademitë dhe me institucione të tjera të mirëfillta shkencore, kombëtare e ndërkombëtare. IKM, është pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Misioni

IKM ka për mision që përmes zhvillimit të matematikës si shkencë bazë dhe në themel edhe të disiplinave të tjera shkencore me zbatime në teknologji, mjedis dhe shkencat e jetës, të nxisë dijen e të vërtetën shkencore, teknologjinë dhe inovacionin në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës në vendin tonë.

IKM synon promovimin e dijeve më bashkëkohore në fushën e matematikës në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, përmirësimin e programeve të studimit universitar, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes matematikanëve shqiptarë kudo në botë, rritjen e aksesit dhe lidhjes mes matematikanëve shqiptarë dhe të huaj, mbështetjen e ekselencës shqiptare në kërkim e mësimdhënie, me fokus talentet e reja.

Veprimtaritë kryesore të IKM

  1. Leksione të hapura online sipas tematikave të ndryshme, nga matematikanë shqiptarë dhe të huaj.
  2. Sigurimin e burimeve të informacionit për matematikën (linqe në web)
  3. Organizim konferencash, takimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, forumesh të ndryshme diskutimi online apo onsite në fushën e matematikës
  4. Krijim grupesh më të ngushta të interesit sipas një fushe të
  5. Afrim i matematikanëve të huaj me mjedisin shkencor mbarëshqiptar, shoqëruar me certifikime të tilla honorifike si sh. “Bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave”.
  6. Hartim studimesh, projektesh e propozimesh për organet shtetërore, në lidhje më zhvillimin e matematikës në hapësirën shqiptare si dhe deklaratash mbi pozicionin e IKM në lidhje me çështje të kërkimit, financimit të tij, inovacionit dhe mësimdhënies në matematikë.
  7. Kurse online dhe onsite si dhe aktivitete të tjera, me synim përmirësimin e mësimdhënies së matematikës në hapësirën mbarëkombëtare.
  8. Organizim takimesh për nxitjen dhe këshillimin e karrierës në matematikë.
  9. Hartim dhe botim online informacionesh të thjeshtësuara për
  10. Krijim i një biblioteke të pasur videokonferencash, sipas drejtimeve të ndryshme të matematikës.

Vendim nr. 69 datë 30.11.2022 Për krijimin e njësisë kërkimore-studimore të përkohshme IKM