Z.Kakarriqi (1)

Zef KAKARRIQI

Fusha: Veterinari

Zef KAKARRIQI (1916–1986). Mjek veteriner, profesor, akademik. Lindi në Shkodër, ku kreu dhe gjimnazin e jezuitëve. Në vitet 1936–1941 ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Universitetin e Milanos. U kthye për të shërbyer në Shqipëri, ku u emërua përgjegjës i shërbimit veterinar në qarkun e Prishtinës. Në v. 1945 u emërua në Laboratorin Bakteriologjik Veterinar në Tiranë dhe në vitet 1946–1947 u specializua për mikrobiologji veterinare dhe epizoo-tologji në Beograd dhe Zagreb. U zgjodh anëtar i Institutit të Shkencave (1955). Nga v. 1961 përgjegjës i katedrës së Epizootologjisë në Institutin e Lartë Bujqësor; në v. 1966–1972 drejtor dhe më pas bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Kërkimeve Veteri-nare “Bilal Golemi”, deri në fund të jetës. Është autor i monografive: “Plasja dhe masat e luftimit” “1972”, “Tuberkulozi i kafshëve bujqësore” (1967) dhe i librave “Sëmundjet e metabolizmit në kafshët bujqësore e shpendët” (1979), “Sëmundjet me karakter tepër përhapës në kafshë” (1977) dhe “Infeksionet anaerobike në kafshët bujqësore” (1983, bashkautor). Ka kryer studime për dispepsitë, tuberkulozin dhe paratuberkulozin, enterotoksieminë, murtajën e derrave etj. Ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së dytë.