10 Nëntor – Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim
Në mbarë botën, kjo ditë shënohet për të theksuar rolin thelbësor që shkenca ka në ndërtimin e paqes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies njerëzore.
Tema e këtij viti, “Besimi, transformimi dhe e ardhmja” fton komunitetin shkencor global të reflektojë mbi mënyrat sesi shkenca mund të frymëzojë besim, të orientojë vendimmarrjen dhe të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta të njerëzimit.
Në këtë kuadër, Këshilli Ndërkombëtar i Shkencës (International Science Council – ISC) fton anëtarët, partnerët dhe institucionet kërkimore të marrin pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare kushtuar kësaj dite:
🔹 Organizoni një aktivitet, diskutim apo nismë ndërgjegjësuese për Ditën Botërore të Shkencës;
🔹 Ndani përvojat dhe shembujt e kontributit tuaj në shkencën për paqe dhe zhvillim;
➡️ Shtoni aktivitetin tuaj në hartën globale të ngjarjeve dhe bëhuni pjesë e lëvizjes ndërkombëtare që afirmon shkencën si të mirë publike:
Mbi 70 aktivitete të udhëhequra nga anëtarët dhe partnerët e ISC-së po zhvillohen në të gjithë botën për manifestimin e shkencës si një forcë për paqe dhe progres.