• Shëtitorja Murat Toptani, Tiranë 1000, Albania
  • +355 4 2230305
Resolving Issues

Drejtori

Akademik prof. dr. Hamit Kaba

DREJTOR I INSTITUTIT TË HISTORISË

Akademik prof. dr. HAMIT KABA është kërkues shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore dhe drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në vitin 2010 fitoi titullin “Profesor”, ndërsa më 14 korrik 2025 fitoi titullin “Akademik”.  Fusha e tij e studimeve është fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë me vendet perëndimore, (veçanërisht me ShBA), gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, në historinë e ekonomisë së Shqipërisë dhe në historinë bashkëkohore të Kosovës.
Frytet e punës së tij janë botimi i 9 librave, si monografi, përmbledhje me studime dhe botime me dokumente nga arkivat britanike dhe ruse. 7 prej botimeve të tij janë realizuar pas marrjes së titullit “Profesor”. Monografia e tij më e fundit titullohet Nga Lufta në Paqe, Shqipëria dhe ShBA 1939 – 1946. Gjithashtu ai është bashkautor në 29 vëllime editorialë, autor i mbi 100 artikujve dhe kumtesave, të botuar në shqip dhe në gjuhë të huaj, i dhjetëra recensioneve, përkthimeve, parathënieve, intervistave, ekspertizave etj. Aktualisht po përgatit monografinë Shqipëria në orbitën e Bashkimit të  Republikave Socialiste Sovjetike, 1945-1961.
Është bashkëhartues i disa botimeve të rëndësishme kolektive të botuara ose në proces hartimi, si Enciklopedia Shqiptare, Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX – botim i Institutit të Historisë/ASA, Historia e Shqiptarëve – botim i ASHSH-së dhe Historia e Kosovës – botim i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë.
Studimet e tij janë mbështetur në burime arkivore shqiptare e të huaja, të hulumtuara në arkivat amerikane, britanike, ruse, italiane, serbe etj.
Ka dhënë mësim në disa universitete të Shqipërisë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe metodologjinë e kërkimit shkencor, si dhe ka udhëhequr me dhjetëra studentë në programet “Msc.” dhe “Dr.”.
Akademik Kaba është kryeredaktor i revistës Studime Historike dhe anëtar i bordeve të disa revistave të tjera shkencore në shqip dhe në gjuhë të huaja.
Zotëron dy gjuhë të huaja: anglishten dhe rusishten. Ka kryer disa kualifikime në ShBA, Greqi, Hungari, Norvegji etj. Ka marrë pjesë dhe referuar në konferenca shkencore ndërkombëtare (Sofje, Vjenë, Oslo, Varshavë, Washington D.C., Paris etj.), të cilat janë materializuar në botimet editorialë, në kapituj librash dhe në revista shkencore.

 Drejtuesit ndër vite:

 

  • 1972 – 1990: Prof. dr. Stefanaq Pollo
  • 1990 – 1991: Prof. dr. Selami Pulaha
  • 1991 – 1992: Akademik Kristaq Prifti
  • 1993 – 1997: Prof. asoc. dr. Kasem Biçoku
  • 1997 – 2005: Prof. dr. Ana Lalaj
  • 2005 – 2007: Akademik Marenglen Verli
  • 2008 – 2021: Akademik Beqir Meta
  • 2021 – 2023: Prof. dr. Afrim Krasniqi
  • 2024 e në vazhdim Prof. dr. Hamit Kaba