Akademia e Shkencave më 15 korrik 2021 organizon konferencën shkencore jubilare: “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta.”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, ditën e enjte, 15 korrik 2021, ora 9.30, në sallën “Aleks Buda”, organizojnë konferencën shkencore jubilare:

“Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Programi i konferencës:

Moderator: akad. Pëllumb Xhufi

• Përshëndetje nga akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë;

• Përshëndetje nga arqipeshkvi Luigi Bonazzi, Nunc Apostolik;

• Dom Nikë Ukgjini: “Mërqia - kisha e Kuvendit të Arbrit, në të kaluarën dhe sot”;

• Prof. Bardhyl Demiraj: “Papa Klementi XI në kujtesën kolektive shqiptare”;

• Prof. Francesco Altimari: “Regeneratio albanica: roli i Papës Klementi XI për zgjimin e kulturës dhe të identitetit në botën shqiptare”;

• Prof. Evalda Paci: “Papa Klementi XI në tekste kushtimi të bashkëkohësve të vet”;

• Àt Mikel Pllumbaj: “Papa Klementi dhe “Illyricum Sacrum””;

• Prof. Ardian Ndreca: "Koncili i Arbnit" dhe rrënjosja e kulturës qytetare në Arbëri";

• Dr. Albin Saraçi: “Kontributi i Papës Klementi XI Albani për Shqipërinë”.

Online në:

Join Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/87155445481...

Meeting ID: 871 5544 5481

Passcode: 075047

Bashkëlidhur, ftesa dhe programi i konferencës