Çmime
- Details
- Hits: 5027
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi akademikut Vasil S. Tole Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për nivelin e lartë profesional dhe veprimtarinë e tij të vyer si kompozitor, etnomuzikolog e pedagog, duke kontribuuar në rritjen e dukshme e cilësore të muzikës shqiptare, si dhe në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit tonë”. dt. 27/04/2017, nr. dekreti 10228.
![]() |
![]() |
Kryetarii i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti nderohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”
Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti nderohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacion:
“Për drejtimin profesional dhe vizionar të Institutit të Arkeologjisë e të Akademisë së Shkencave; në vlerësim të kontributit të vyer shumëvjeçar për përparimin e shkencës së arkeologjisë dhe qasjen e saj te publiku i gjerë, si dhe për angazhimin e përhershëm në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit me studiuesit ndërkombëtarë në fushën e kërkimeve dhe studimeve arkeologjike”
Nr. Dekreti 9365
Tiranë, më 17.12.2015
Unioni Ballkanik i Fizikës nderon Akademikun Floran Vila me Çmim Nderi
Unioni Ballkanik i Fizikës ka ftuar fizikanin shqiptar Floran Vila në Konferencën e 9-të të Përgjithshme të këtij Unioni, që do mbahet në Stamboll, Turqi, në 24-27 Gusht 2015, për t’i dhënë një nga Çmimet e Nderit të Unionit që janë planifikuar për këtë vit. Ky çmim u jepet fizikaneve të shquar nga vendet e Ballkanit, që kanë dhënë kontribute të mëdha në fizikë, për Unionin Ballkanik të Fizikës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Kadare fiton çmimin prestigjioz "JERUSALEM PRIZE" 2015
Jerusalem, 8 shkurt 2015 – Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, mori në një ceremoni “Gala” çmimin e madh “Jerusalem Prize 2015”, në ditën e parë të Panairit të Librit të hapur në kryeqytetin e Izraelit.Çmimin Kadaresë ia dorëzoi kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Nik Barkat, ndërkohë që ishin të pranishëm përfaqësues nga 22 vende të botës. Lexoni më shumë...
Octavio Paz, V. S. Naipaul, J. M. Coetzee dhe Mario Vargas Llosa e fituan "Jerusalem Prize" përpara se të merrnin çmimin Nobel.
Çmime të dhëna në vitin 2014