Detyrat e N/Kryetarit të Akademisë së Shkencave
- Details
- Hits: 2812
Zëvendëskryetari është zëvendëstitullari i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i Kryesisë i zgjedhur nga Asambleja e ASH-së. Ai ka këto detyra:
-Ndjek dhe bashkërendon punën e seksioneve;
-Miraton programet e veprimtarisë së tyre kryesore organizative;
-Ndihmon në mbarëvajtjen e punës së seksioneve;
-Zëvendëson dhe përfaqëson Kryetarin ne mungesë të Tij, për çështje të veçanta ose për mbarë veprimtarinë e Akademisë për një periudhë kohe të caktuar. Kjo procedurë realizohet në përputhje me ligjin dhe Statutin e ASH-së;
-Kryen detyra të tjera të caktuara me urdhër të Kryetarit;
-Nënshkruan akte dhe dokumente që u drejtohen organeve qendrore të administratës shtetërore, përcaktuar paraprakisht vetëm me autorizim të kryetarit;
-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.