Mbledhje e Asamblesë së Akademisë së Shkencave

 

Tiranë më, 20 dhjetor 2017


Mbledhje e Asamblesë së Akademisë së Shkencave,

datë 22 dhjetor 2017, ora 11.00

në sallën “Aleks Buda”


Në zbatim të Ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë", neni 9 dhe 10, i ndryshuar dhe të Statutit të ASH-së, neni 15 dhe 16; vendimit të Asamblesë nr. 18, datë 11 shtator 2017 “Për krijimin e komisionit ad hoc, me mandat të plotë përfaqësimi, miratuar nga Asambleja e Akademisë së Shkencave, për reformën në kërkimin shkencor dhe në atë institucionale”; vendimit të Asamblesë Nr. 19, datë 31.10.2017 “Për reformën institucionale të kërkimit shkencor dhe të ardhmen e Akademisë së Shkencave” , pika 5, mbështetur propozimit të kryetarit të komisionit ad hoc dhe Këshillit ekzekutiv, ju propozojmë organizimin e mbledhjes së zgjeruar të Asamblesë së Akademisë së Shkencave më datë 22 dhjetor 2017, ora 11.00 në sallën “Aleks Buda”:


Rendi i Ditës

  1. Informacion për asamblenë pas takimit të datës 22 nëntor 2017, të Komisionit të Reformës me z. Edi Rama, Kryeministër.
  2. Paraqitjen e hapave të Kalendarit të Reformës së Akademisë së Shkencave nga Këshilli Ekzekutiv i ASH-së.
  3. Aprovimin e asamblesë për vazhdimin e punës të komisionit Ad Hoc të reformës për hartimin e dokumenteve nënligjore, pjesë e paketës së reformës në Akademinë e Shkencave të:


-Draft Statutit të Akademisë së Shkencave;


dhe me përparësi hartimin e dokumenteve:


-“Kriteret dhe standardet e pranimeve të reja si “Akademik” dhe “Akademik i asociuar” në ASH;


-“Kriteret e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë Shqiptare të Shkencave”;

 

 

VO: Këto dokumente do të jenë parashikuar si akte nënligjore në zbatim të “Statutit të ri të Akademisë Shqiptare të Shkencave” i cili do të hartohet pas aprovimit të ligjit të ri të ASH-së.


Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave

Ps: Kodi i veshjes në mbledhje të jetë formal/zyrtar.