Nesër më 25 qershor në Akademisë së Shkencave të Shqipërisë mbahet konferenca shkencore: “Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore”
- Details
- Hits: 2462
Në datën 25 qershor 2021, në sallën “Aleks Buda”, në Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të zhvillohet konferenca shkencore: “Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore”.
Konferenca do të zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e gjuhësisë dhe letërsisë, departamenti i studimeve letrare
Programi:
Seanca e parë: 9.30-11.00
Fjala përshëndetëse: Prof. dr. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Drejtojnë seancën:
Prof. dr. Valter Memisha; prof. dr. Laura Smaqi; prof. as. dr. Evalda Paci
Prof. dr. Valter Memisha: Dukuri të frazeologjisë në tragjedinë e E. Haxhiademit
Prof. dr. Shaban Sinani: “Faji” i të parilemit me sytë e Kainit në dy tragjedi të Haxhiademit
Prof. dr. Laura Smaqi: Haxhiademi dhe procesi letrar mes dy luftërave botërore
Prof. dr. Tomorr Plangarica: Prurjet teorike në shkencat e ligjërimit si mundësi për një qasje më shumë në leximin e vlerësimin e dramatikës së Haxhiademit
Prof. dr. Kujtim M. Shala: Drama fisnike
Dr. Arian Leka: Tipare dhe veçori të estetikës dhe stilistikës së Etëhem Haxhiademit, vëzhguar përmes dëshmive të tij
Prof. as. dr. Evalda Paci: Profili kompleks i një shqipëruesi përmes një varianti të Bukolikeve të Vergilit (1932)
Ekspozim i varianteve të botimit të veprave e shqipërimeve të E. Haxhiademit (9 vëllime): nga më të hershmet në ato të ditëve tona, përgatitur nga botimet Poeteka.
Pushim për kafe: 11.00-11.30
Seanca e parë paralele: 11.30-13.00 (Akademia e Shkencave e Shqipërisë)
Drejtojnë seancën:
Prof. dr. Tomorr Plangarica; dr. Arian Leka; dr. Virion Graçi
Prof. as. dr. Abdulla Rexhepi: Turku si koncept i Tjetrit në veprën e Etëhem Haxhiademit
Dr. Virion Graçi: Figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në përthyerjen e zhanreve letrare të ndryshme; shikim krahasues i veprave “Kështjella”(I. Kadare), “Skënderbeu” (S.Godo) dhe “Skënderbeu” (E. Haxhiademi)
Prof. as. dr. Emin Z. Emini: Aspekte dramatologjike dhe semiotike të personazhit si subjekt i diskursit në dramaturgjinë e E. Haxhiademit
Dr. Gëzim Puka: Jehona e tragjedive të E.Haxhiademit në vështrimin e kritikëve të kohës
Dr. Durim Çaça: Semiociteti i shoqërisë së diskursit (tragjedia “Skënderbeu” në një vështrim semiolinguistik)
Dr. Blerina Harizaj: Transfigurimi dhe risemantizimi i miteve biblike në tragjedinë e Abelit të Ethem Haxhiademit
Dr. Irma Bilali: Figura femërore në tragjedinë e Etëhem Haxhiademit
Seanca e dytë paralele: 11.30-13.00 (Akademia e Shkencave e Shqipërisë)
Drejtojnë seancën:
Prof. as. dr. Merita Bruci; prof. dr. Mimoza Priku; dr. Valbona Sinanaj
Prof. as. dr. Merita Bruci: Ethem Haxhiademi dhe Andon Zako Çajupi: dy fate botimi
Prof. dr. Mimoza Priku: Patosi komunikativ në tekstin poetik të E. Haxhiademit
Dr. Valbona Sinanaj: Theksi logjik dhe emocional në tragjedinë “Skënderbeu” të E. Haxhiademit
Dr. Silvana Leka: Etëhem Haxhiademi - çështje të rikonceptimit të termave brenda (neo)klasicizmit
Neli Naço: Etëhem Haxhiademi dhe poezia. Veçori të “ideografisë” dhe stilit të tij poetik
Erjena Lamaj: Dimensione të injoruara dhe vlera të anashkaluara të një krijuesi dhe të veprës së tij letrare – artistike
Dr. Dea Temali-Karakaçi: Stili gjuhësor në penën e Etëhem Haxhiademit
Përfundime e diskutime: ora 13.15-13.50.
Katering: ora 13.50.