ALLEA
- Details
- Hits: 3223
ALLEA është Federata Europiane e Akademive të Shkencave dhe Arteve, e cila përfaqëson më shumë se 50 akademi nga mbi 40 vende të Europës. Që prej themelimit të saj në vitin 1994, ALLEA përfaqëson në arenën europiane akademitë e saj anëtare dhe kërkon promovimin e shkencës si një e mirë publike botërore.
Aktivitetet tona synojnë përcaktimin e kushteve për shkencën dhe kërkimin shkencor, duke mundësuar këshillimin shkencor më të mirë të mundshëm për qytetarët dhe për politikëbërësit, si dhe duke përforcuar rolin e shkencës në shoqëri. Me frymën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të vërtetë, ALLEA mundëson një platformë për akademitë europiane që të punojnë së bashku mbi çështje të interesit të përbashkët dhe për përmirësimin e kushteve të njerëzve që jetojnë në Europë. Zgjidhja e sfidave në një botë gjithmonë e më të ndërlikuar kërkon bashkëpunim ndërdisiplinor gjithëpërfshirës si dhe bashkëveprim ndërkombëtar që nga fillimi e deri në fund.
Më shumë informacion mbi ALLEA-n mund të gjendet këtu: www.allea.org
Lexoni Prioritetet Strategjike të ALLEA-s për 2019-2024
Lexoni Liria akademike dhe autonomia institucionale
Lexoni letrën e presidentit të ALLEA-s, prof. Günter Stock, mbi draftligjin për Akademinë e Shkencave (7 mars 2018).
Lexoni letrën e presidentit të ALLEA-s, prof. Günter Stock, mbi draftligjin për Akademinë e Shkencave (7 mars 2018) në gjuhën shqipe.