Baza e Kërkuesve Shkencore

E-CRIS.AL (cobiss.net)

Biblioteka Digjitale

 

STUDIA ALBANICA  1995-2020

 

Studia_Albanica Studia_Albanica

 


ALBANIAN JOURNAL OF NATURAL AND TECNICAL SCIENCES, (AJNTS) 2014-2022

 

Studia_Albanica AJNTS

 

Konferencë ndërkombëtare: "Roli i mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore"

***

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të mbajë më 27 maj 2022 në sallën “Aleks Buda” konferencën ndërkombëtare "Roli i mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore"/ “Role of veterinary medicine in one health approach”.

 

Objektivi kryesor i konferencës është diskutimi mbi rolin dhe vendin e mjekësisë veterinare në një përqasje shëndetësore, për evidentimin/zbulimin e hershëm të sëmundjeve emergjente, riemergjente dhe zoonozave. Kjo konferencë do të krijojë mundësi debati dhe diskutimi midis specialistëve, kërkuesve dhe shkencëtarëve.

 

Veprimtaria do të mbahet me pjesëmarrjen e kërkuesve, stafit pedagogjik, studentëve, etj., nga universitete dhe institucione të tjera nga Shqipëria, si dhe nga universitete të ndryshme europiane/joeuropiane.

 

Komiteti honorifik

Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave

Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Neki Frashëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Efigjeni Kongjika, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

        

Komiteti shkencor

Ilia Mikerezi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Rezart Postoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Erinda Lika, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Kiril Krstevski, Universiteti Methodius në Shkup, Maqedonia e Veriut

Bryan Markey, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë

Seamus Fanning, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë

Gerald Barry, Kolegji Universitar i Dublinit, Irlandë

Camilla Luzzago, Universiteti i Milanos, Itali

Gabriele Brecchia, Universiteti i Milanos, Itali

Anila Hoda, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Bizena Bijo, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Xhelil Koleci, Universiteti Bujqësor i Tiranës

 

Komiteti organizues

Anita Koni, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Sonila Coçoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Majlind Sulçe, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Anita Berberi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Bashkëngjitur gjeni ftesën e Konferencës.

Akte nga konferencat e organizuara nga ASH

 

Kumtesat nga konferenca shkencore e organizuar nga ASH në Universitetin e Elbasanit.

 

Kumtesat nga Simpoziumi shkencor "Vreshtaria dhe verëtaria në hapësirën mbarëshqiptare".

Përurohet libri “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardania” me autor akad. asoc. Gëzim Hoxha

***

 

Komisioni i përhershëm i histori-arkeologjisë, do të organizojë:

 

Përurimin e librit “Krishtërimi i hershëm në provincat Praevalis dhe Dardania” (Studime arkeologjike)  me autor akad. asoc. Gëzim Hoxha.

 

Me pjesëmarrjen e At Pashko Gojçaj OFM, Ministri Provincial i Provincës Franceskane Shqiptare, botues i veprës.

 

Moderimi nga Prof. Neritan Ceka, Kryetar i Komisionit të përhershëm të histori-arkeologjisë.

 

Programi:

1.     Prof. dr. Skënder Muçaj, recensent i botimit;

2.     At Flavio Cavalini OFM, recensent i botimit;

3.     Fjala e autorit të botimit, akad. asoc. Gëzim Hoxha;

4.     Diskutime.

 

Kjo veprimtari do të zhvillohet, ditën e mërkurë, më 30 mars 2022, ora 11.00, në sallën “Aleks Buda”, me pjesëmarrje të kombinuar, fizike dhe online në linkun:

https://us02web.zoom.us/j/82724024049?pwd=REdDOGVCQVdXY3Q0bFpzWG0wUm9EZz09

Meeting ID: 827 2402 4049

Passcode: mP8uDR