Aktivitete - Akademia e të rinjve

Lexoni Programin e konferencës

 

Lexoni Librin e abstrakteve të konferencës

 

Lexoni Thirrje për pjesëmarrje në konferencën: “Metodologjia dhe kërkimi shkencor: traditë dhe risi”

 

Lexoni Përfundime për konferencën e parë shkencore të Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me temë “Metodologjia dhe kërkimi shkencor: traditë dhe risi”

 

Klikoni për të parë foto nga zhvillimi i konferencës “Metodologjia dhe kërkimi shkencor: traditë dhe risi”

 

 


 

Anëtarët e Akademisë së të Rinjve Belfjore Qose dhe Eris Rusi shpallen autorë fitues të projektit të Ministrisë së Kulturës "Fondi në mbështetje të Krijimtarisë Letrare".

Urime kolegë të rinj!

Refeŕuar njoftimit të bërë publik nga Ministria e Kulturës:....këtë vit iu dha përparësi mbështetjes së krijuesve të rinj, deri 35 vjeç. Ftesës për konkurrim iu përgjigjën 16 autorë, në gjinitë prozë dhe poezi, nga të cilët u përzgjodhën 5 fitues. Gjatë muajit korrik, tekstet iu nënshtruan vlerësimit të jurisë, e cila u pajis me to në formë elektronike dhe të koduar (pa emrat e autorëve përkatës), për të siguruar kështu paanësi të plotë.

Juria përbëhej nga shkrimtarët Luljeta Lleshanaku, Arian Leka dhe Parid Teferici.

 


 

Takimi i parë i Akademisë së të Rinjve

 


Takimi i parë i Akademisë së të Rinjve Në vijim të vendimit nr.14, dt 7 qershor 2017 "Për Krijimin e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë" më datë 22 qershor 2017, në sallën “Akademikët” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zhvillua takimi i parë i anëtarëve të Akademisë së të Rinjve. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i hapave që do të ndiqen për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Akademisë së të Rinjve, për anëtarësimin e saj në Global Youth Academies, për promovimin e Akademisë përmes një veprimtarie promovuese, një konference të parë dhe për përgatitjen e botimit të revistës së Akademikëve të Rinj.

Nga ky takim i parë u ra dakord njëzëri dhe u ndërtuan grupet e punës, të cilët morën detyrat e nevojshme për t’u kryer. Takimi i radhës do të zhvillohet më datë 12 korrik 2017 ku do të diskutohet dhe do të caktohen konkretisht boshtet tematike të Konferencës së Parë Shkencore të Akademisë së të Rinjve, e cila do të zhvillohet paralelisht me festimet e 45-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në muajt tetor–nëntor të këtij viti. Në vijim do të propozohen dhe do të caktohen koordinatorët e konferencës dhe bordi i revistës shkencore të Akademikëve të Rinj.

 



Aktivitet
Aktivitet
Aktivitet