Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Shkencave të Informacionit në Slloveni

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Shkencave të Informacionit në Slloveni (IZUM) nënshkruan sot marrëveshjen dypalëshe për krijimin e Qendrës së Koordinimit dhe Përhapjes së Informacionit Shkencor pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (QKPISH).

 

Marrëveshja u nënshkrua nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe dr. Aleš Bošnjak, Drejtor i Institutit të Shkencave të Informacionit në Slloveni.

 

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje synon zgjerimin e rrjetit të përbashkët të veprimtarisë së kërkuesve shkencorë dhe përfshirjen e qendrave të informacionit shkencor në Shqipëri përmes platformave ECRIS.AL (Sistemi i informacionit për veprimtarinë shkencore në Shqipëri) dhe COBISS.AL (Sistemi dhe Shërbimet e përbashkëta bibliografike online në Shqipëri).

 

Rezultatet e pritshme të marrëveshjes janë:

 

  • Promovimi, transparenca, përcjellja dhe vlerësimi i rezultateve të kërkimit shkencor, si dhe përpilimi i  bibliografive shkencore;
  • Rritja e bashkëpunimit midis qendrave të informacionit shkencor (institutet shkencore, agjencitë kërkimore dhe  zhvillimore, bibliotekat e Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) si edhe bibliotekat publike);
  • Përshpejtimi dhe nxitja e procesit të digjitalizimit të informacionit shkencor në këto institucione;
  • Përfshirja e burimeve online me tekst të plotë (pa pagesë) të informacionit në ndihmë të kërkimit shkencor dhe veprimtarisë akademike;
  • Ndërgjegjësimi i vendimmarrësve të institucioneve kërkimore-shkencore për përfshirjen e tyre në rrjetet e informacionit shkencor.

 

ASHSH e sheh me interes krijimin Qendrës si një mundësi dhe perspektivë për zgjerimin e rrjetit kombëtar të informacionit shkencor si pjesë e rrjetit rajonal dhe me gjerë.