Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Tre projektet madhore të albanologjisë paraqiten në Shkup

 

***

Dita e Akademisë në javën e veprimtarive shkencore në nderim të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

I pranishëm ministri i arsimit dhe shkencës i MV z. Jeton Shaqiri, pjesëmarrje e gjerë e përfaqësuesve të botës intelektuale akademike dhe universitare shqiptare.

 

Veprimtaria u organizua nga ITKM të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut , nën drejtimin e z. Skënder Asani. Ministri Shaqiri vlerësoi rëndësinë e përfshirjes së studiuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në projektet e albanologjisë dhe falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për kujdesin ndaj trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

 

Projekti i "Historisë së shqiptarëve" u paraqit nga prof. Neritan Ceka e prof. asoc. Maringlen Kasmi. Projekti i "Fjalorit të madh të shqipes" u paraqit nga akad. Valter Memisha dhe dr. Brikena Liko. Projekti i "Enciklopedisë shqiptare" u paraqit nga akad. Shaban Sinani, prof. Aziz Pollozhani dhe prof. asoc. Valbona Toska. Në fjalët e tyre të pranishmit theksuan vendin që zënë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në të tre projektet.