Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Bashkë me Maqedoninë e Veriut për “Enciklopedinë shqiptare”

 

Akad. Skënder Gjinushi, takim me redaksisë e posaçme të “Enciklopedisë shqiptare” të Maqedonisë së Veriut.

 

***

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, gjatë një udhëtimi pune për në Bullgari, ka qëndruar në Shkup këtë fundjavë.

 

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, meqenëse Maqedonia e Veriut është pjesë e projektit të “Enciklopedisë shqiptare” që mbulohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi realizoi një takim edhe me redaksinë e posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

 

Redaktori përgjegjës i redaksisë së posaçme të “Enciklopedisë shqiptare”, prof. dr. Aziz Pollozhani, gjatë këtij takimi e informoi kryetarin e ASHSH-së për punën e deritanishme në konsolidimin dhe ekipimin e redaksisë së posaçme, si dhe për zbatimin e detyrave që tashmë janë paravendosur.

 

Akad. Skënder Gjinushi, nga ana e tij, duke shprehur inkurajim për punën e redaksisë së Maqedonisë së Veriut, foli për projektin madhor të “Enciklopedisë shqiptare”, dhe vuri në dukje se kjo është një mundësi e rrallë e përfshirjes së të gjithë kapacitetit shkencor të kombit në hartimin e një enciklopedie deri tash të munguar. Në enciklopedinë shqiptare do të përfshihen 24 fusha, albanologji, shkencë, histori, gjuhë, etj.

 

Thelbësorja është njehsimi i kriterit shkencor me tre bashkëpunuesit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.-tha akad. Gjinushi.

Për realizimin e “Enciklopedisë shqiptare” ka dy redaksi qendrore në Shqipëri dhe Kosovë dhe më shumë se 2000 veta do të punojnë për realizimin e këtij projketi madhor. Pritet që puna të vazhdojnë për më shumë se pesë vjet.

 

Në fund të këtij takimi, akad. Gjinushi i përgëzoi anëtarët e redaksisë së ESH-së të Maqedonisë së Veriut, i falënderoi për angazhimin dhe uroi që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm.