Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Deklaratë per shtyp

 

Dorëheqja z. Petro Koçi do të bënte të heshtte

çdo manipulator opinioni e pjesëtar në bllokim

 

Denoncohet tentativa për bllokim politik të projektligjit të Akademisë

së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) nga një pakicë

 

Kuvendi respekton autonominë e ASHSH dhe ndalon përpjekjet për

komandimin e saj si në vitin 2007

 

U ndal një përpjekje e re për ta politizuar Akademinë e Shkencave

e për ta rishkatërruar atë

 

 

Kryesia e ASHSH për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar

komisioni dhe dështimin e përpjekjeve për ta bllokuar pa votë projektligjin e

Akademisë së Shkencave

 

Shprehim vlerësim e keqardhje për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar i komisionit të edukimit e mjeteve të informimit publik: vlerësim për integritetin e tij politik e qytetar që tregoi me këtë akt dhe keqardhje, sepse, në këto kushte, dorëheqje duhet të japë kryetarja e komisionit, e cila bllokoi punën e komisionit për motive qartësisht politike, në kundërshtim me çdo procedurë  e precedent parlamentar.

 

Argumenti e arsyeja kryesore e dorëheqjes shprehur publikisht nga deputeti Petro Koçi: moslejimi i votimit të projektligjit të ASHSH në komision, çka do të thoshte rrëzim i tij pa votë si dhe shfaqja prapa këtij skenari, si urdhërues, i personit që ideoi shkatërrimin e Akademisë së Shkencave në vitin 2007, duke e zhveshur atë nga strukturat bazë të saj, tregojnë se në kundërshtimin e projektligjit të ASHSH nuk kishte e nuk ka asgjë parimore.

 

Me votimin e ligjit në komision e më tej në Kuvend, u ndal një përpjekje e re për të politizuar e rishkatërruar Akademinë e Shkencave. Me këtë akt shumica parlamentare tregoi se Akademia nuk varet as nga Kuvendi, as nga Qeveria dhe se bashkëpunimi midis tyre bazohet mbi autonominë e liritë akademike.

 

Alibia e stisur e pakicës që, meqenëse kryetari aktual vjen, së fundi, nga politika, rrezikon të politizohet institucioni, mund të gjente njëfarë “justifikimi” më 2019-ën, por jo në vitin 2023.

 

Katër vjet pas reformës ligjore, gjithkush që hodhi dyshime e baltë mbi ASHSH dhe drejtuesit e saj duhej minimumi të jepte një argument që dyshimi i tij u vërtetua. Po të ishin vërtet të shqetësuar për ecurinë e deritashme e për të ardhmen e Akademisë, do të shihnin me objektivitet se si ka ecur ajo këto 4 vjet, jo se kush do të zgjidhet a rizgjidhet.

 

Sot Asambleja e ASHSH dhe Kryesia e saj konstatojnë me kënaqësi se reforma ka dhënë rezultatet e saj, madje me shumë se pritshmëria; se midis anëtarëve të ASHSH, të vjetër e të rinj, nuk ka asnjë ndarje për arsye bindjesh politike; se tërë veprimtaria e ASHSH është bazuar në kritere shkencore e në bashkëpunimin profesional midis kolegësh, pa asnjë ndikim të njëanshëm politik.

 

Këtë e dëshmon më së pari fakti se të gjitha fazat e reformës në ASHSH e në sistemin e kërkimit shkencor kanë pasur votim e mbështetje gati konsensuale. Në këto 4 vjet nuk erdhi asnjë politizim nga Kryesia e Kryetari. Politizim pati vetëm  nga jashtë, nga të njëjtët që tentuan bllokimin e radhës, nga po ata që tentuan të bllokojnë ligjin e reformës  së ASHSH e funksionimin e Kryesisë së saj me mosdekretim më 2019-ën.

 

Prandaj tërë deklarimet për “shitje” a “dhurim” të ASHSH, për “kryetar të paligjshëm” apo për projektligje të komanduara, janë sulme e fyerje të politizuara, të pavërteta e të papërgjegjshme ndaj Asamblesë e Kryesisë. Asambleja e ASHSH nuk është si disa struktura partiake, që komandohen nga njëshat. Asambleja e ASHSH është bashkim ligjor i figurave e personaliteteve të zgjedhur ndër vite, ndër më të spikaturit në shkencë e arsim. Gjithkush prej anëtarëve të saj është krenar dhe ka ndjenjën e plotë të përgjegjësisë se nuk përfaqëson vetëm veten, por një komunitet të tërë shkencor. I zgjedhur pas një kontributi të spikatur 30-40-vjeçar, për merita personale e të njësisë/njësive ku ka ushtruar veprimtarinë, çdokush nga anëtarët e ASHSH e ndien veten të pavarur e pa obligime ndaj ndokujt; kështu, ky bashkim i nderuar s’ka asgjë të përbashkët me struktura të caktuara partiake, të zgjedhura, të emëruara a të përzgjedhura posaçërisht sipas vullnetit e hallit të liderit.

 

Ky dallim bën që, gjithkush që përflet e flet për “zgjedhje të komanduara” në ASHSH e, ca më keq, që e trajton ASHSH si mall, vetëm vetëdemaskohet, duke i kujtuar opinionit publik e duke vërtetuar se ai vetë kështu ka bërë historikisht me tërë institucionet shtetërore e partiake, madje edhe me të ardhmen e Shqipërisë e të Kosovës: shitje, blerje e pazare politike.

 

Denoncimi i z. Petro Koçi rrëzon dhe alibinë e vetme “proceduriale” të pakicës, se nuk e fuste dot për votim  këtë projektligj “pa u pyetur më parë Qeveria” (!!!) Pra, ndërkohë që thuhej se projektligji është një fabrikim i shumicës dhe i vetë Kryeministrit në favor të një personi, bllokohej votimi i tij se “duhej marrë mendimi i Qeverisë për të” (!!!), (procedurë kjo që nuk është imponuar asnjëherë, pasi përfaqësuesi i Qeverisë merr pjesë në hartimin e programit e të kalendarit të Kuvendit e aty përcaktohet nëse duhet kërkuar mendimi institucional i saj).

 

Denoncimi tregon qartë se ishte pakica, në bashkëpunim me disa të shumicës, që bllokonte votimin, në interes të të vetmit anëtar kundër të Asamblesë. U rishfaq kështu i njëjti lloj bashkëpunimi, me të njëjtat metoda, që tentoi më 2018-2019-ën, “të reformonte” ASHSH duke shkrirë Asamblenë e saj.

 

Së fundi, me këtë rast vlen të theksohet se ligji i ri nuk jep mandate të përjetshme; se ligji i ri, ashtu si gjithë të mëparshmit, lejon deri në dy mandate; se asnjë ligj i mëparshëm nuk vinte kufizim moshe në zgjedhje për të gjithë anëtarët; se ligji i vitit 2007, i cili u hiqte të drejtën e votës anëtarëve në  një moshë të caktuar, rast ky i paprecedent në Europë, ndërkohë, për disa, njihte status të përjetshëm.

 

Në ligjin e ri rregullat janë një për të gjithë. Ligji i ri i jep të drejtën e votës çdo anëtari, duke forcuar të drejtën e Asamblesë e çdo anëtari për të vendosur për drejtimin e saj.