Njoftim
- Details
- Hits: 299
Për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit, ato do të zhvillohen konform Ligjit 53/2019 për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht, neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit.
Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit.
Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë