Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

SKANDAL ËSHTË MASHTRIMI I OPINIONIT PUBLIK

 

Projektligji aktual për Akademinë e Shkencave, nismë  ligjore e dy deputetëve, Ismet Beqiri e Petro Koçi, është një qind për qind ai i propozuar së pari e mbështetur nga Asambleja e Akademisë.

 

Nuk ka asnjë cungim të projektligjit, është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

 

***

 

Përgënjeshtrim e sqarim i opinionit akademik e më gjerë:

 

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi.

 

Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend.

 

Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij.

 

Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.