Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

 

Akademia e Shkencave për vendimin e ribashkimit. Kryesia e saj u përgjigjet interesimeve të shtypit.

Institutet nuk varen, por bëhen pjesë e rrjetit kërkimor akademik, duke administruar vetë buxhetin dhe vendimmarrjen.

Vendimi për bashkimin është i mirëpritur nga punonjësit e ASA-s, përveç tre-katër vetave që kanë edhe interesa vetjakë.

 

 ***

 

 

 

I. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, në konferencën me mediat të organizuar sot në Akademinë e Shkencave për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike theksoi se: 

 

Institutet deri dje në përbërje të ASA-s, siç shprehet ligji, nuk varen, por bëhen pjesë e rrjetit kërkimor akademik, duke administruar vetë buxhetin dhe vendimmarrjen.

Në këtë aspekt fuqizohet liria akademike dhe rritet bashkëpunimi në kuadër të studimeve albanologjike.

 

Vendimi për bashkimin është i mirëpritur nga punonjësit e ASA-s, përveç tre-katër vetave që kanë edhe interesa vetjakë.

Bashkëpunimi për tri projektet madhore në albanologji ka provuar se bashkimi është zgjidhja për të realizuar misionin e intitucionit tonë.

Kalimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike nga një institucion në varësi të Qeverisë në sistemin e Akademisë së Shkencave është kalim prej varësisë politike në autonomi akademike.

 

ASA dhe institutet e saj shkëputen nga mbikqyrja e ekzekutivit pra Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre shkencore si njësi të kërkimit shkencor pranë Akademisë së Shkencave e Shqipërisë.

 

II. (Pjesë nga deklarata zyrtare e Kryesisë së ASHSH)

 

Në konferencën e shtypit të organizuar sot në Akademinë e Shkencave e për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike Kryesia e saj paraqiti qëndrimin e vet për gazetarët dhe publikun e interesuar, duke theksuar se ky vendim nuk nënkupton shkrirje të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe instituteve të saj, por një bashkim dhe bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë të vendit dhe me njësi e qendra të tjera kërkimore në Shqipëri e në të gjitha trevat shqiptare dhe në Botë.

Kjo masë do të rrisë angazhimin e përgjegjësinë e përbashkët të këtyre dy institucioneve në zhvillimin e shkencave albanologjike.

 

Ky vendim në të njëjtën kohë është pjesë e procesit të reformimit të ASHSH e të vetë sistemit tonë kërkimor shkencor në bazë të ligjit nr. 53/2019, i cili synon që Akademia e Shkencave, nga një institucion honorifik, të kthehet në një qendër reale të kërkimit shkencor, nëpërmjet ngritjes pranë saj të njësive të kërkim-studimit me ndikim kombëtar në fushat kryesore të shkences e dijes.

 

Kryesia solli në vëmëndjen e publikut se kalimi i ASA-s nga një institucion pranë ekzekutivit dhe jo në përputhje me ligjin për arsimin e lartë, si pjesë thelbësore përbërëse e një institucioni shkencor, jo vetëm që nuk cënon lirinë akademike, por rrit autonominë akademike të saj në tërë veprimtarinë kërkimore-shkencore. Ky bashkim i shërben forcimit të misionit të Akademisë së Shkencave si institucion parësor i politikës për kërkimin shkencor; duke pasur si prioritet konstant kthimin e saj në një kryeqendër të nxitjes, organizimit e koordinimit të kërkimit shkencor veçanërisht në fushën e albanologjisë.

 

Përvoja e mëpërparshme, si dhe ajo e krijuar në tre-katër vitet e fundme prej bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike në procesin e hartimit dhe realizimit të tre projekteve madhore në albanologji dëshmon qartë efikasitetin e institucionalizimit të këtij bashkëpunimi, duke kaluar prej bashkëpunimit me projekte në bashkimin de jure të këtyre dy institucioneve.

 

Në njoftimin me shkrim shpjegohen arsyet (bazuar në ligjin për arsimin e lartë), përse nuk mund të ekzistojnë dy akademi, si institucione paralele, aq më tepër në kushtet e pamundësisë nga ana ligjore të ASA-s për t’u kthyer në institucion të arsimit të lartë.

 

Shumë prej studiuesve që janë pjesë e studimeve albanologjike janë pjesë e asamblesë Akademisë së Shkencave dhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë pro këtij bashkimi. Në këto kushte ky bashkim është një zgjidhje shumë e mirë, që i jep fund  paligjshmërisë së deri tanishme dhe i hap udhë efikasitetit në kërkimin shkencor si dhe në tre projektet e mëdhaja në albanologji të ndërmarra tashmë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

 

Ky vendim është një hap i rëndësishëm për realizimin e misionit tonë:

 

1. Për rritjen e mbështetjes financiare e logjistike për kërkimin shkencor e shkencën; për njësitë e institutet kërkimore të reja a ekzistuese; për punonjësit kërkimorë-shkencorë; për adresimin më të saktë të investimeve për shkencën; për koordinimin e monitorimin e rezultateve të kërkimit shkencor në nivel sistemi;

 

2. Me synim harmonizimin e zhvillimit e të nivelit midis komponentit shkencor dhe atij arsimor; me forcimin e bashkëpunimit midis tyre, si rruga e vetme për arritjen e standardeve europiane prej instituteve tona kërkimore e prej IAL-ve, reflektuar këto në nivelin e diplomave për specialistë të lartë e në zbatimin e teknologjive të reja në ekonomi;

 

3. Me bindjen se nuk mund të ketë arsim të lartë të nivelit europian pa një sistem të kërkimit shkencor të këtij niveli; nuk mund të ndiqen ritmet e zbatimit të teknikave e teknologjive të reja në ekonomi pa një kërkim shkencor të standardeve europiane.

 

Bashkimi shkon në pajtim dhe në zbatim të strategjisë së kërkimit shkencor për periudhën 2023-2030, në të cilën si objektiv kryesor është rritja e peshës së kërkimit shkencor në raport me produktin e përgjithshëm bruto në vend, nëpërmjet ngritjes e forcimit të qendrave kombëtare elitare shkencore; si dhe me frymën e ligjit të ri për shkencën.

 

Ky vendim, përfundon njoftimi, është një hap në drejtimin e duhur për Shqipërinë si vend kandidat, në negociim për anëtarësimin në BE, edhe për plotësimin e kërkesave të “acquis communautaire” për shkencën.

 

III. Vendimi i Qeverisë pasqyron gjendjen reale në fushën e studimeve albanologjike

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, në konferencën me mediat të organizuar sot në Akademinë e Shkencave për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike vuri në dukje se: 

 

Procesi i bashkimit të ASA-s me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ka qenë i natyrshëm. Ai ka kaluar përmes dy vendimeve të Kryesisë së Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, që duke parë mangësitë në administrimin e kërkimit shkencor në Shqipëri i ka paraprirë kësaj situate për të lehtësuar këtë bashkim.

 

Prej dy vjetësh, me vendim të Asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reformën e vitit 2007.

Kjo reformë dëmtoi studimet albanologjike e për më tepër shkurtoi rreth 150 punonjës nga kërkimi shkencor.

 

Ajo nuk arriti as t’i japi statusin e një ILA, Qendrës së Studimeve Albanologjike, dhe për më tepër nuk u arrit një rezultat i duhur në fushën e studimeve albanologjike, ku projekte të mëdha si Enciklopedia Shqiptare apo Fjalori i Gjuhës Shqipe nuk u arritën as të fillonin.

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit së fundi zgjidhi problemin e mungesës deri dje të statusit ligjor të Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Vendimi i Qeverisë për bashkimin e ASA-s me ASHSH, jo vetëm hap perspektivën e reformimit të mëtejshëm, por zgjidh një problem të vetëfunksionimit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor.

Ky është fuqizim i sistemit arsimor-shkencor, dhe nuk është fuqizim as i individit, as i Kryesisë së Akademisë, e as i Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

Prandaj qeveria, që ishte skeptike, është bindur për rrugën e reformimit të sistemit tonë kërkimor-shkencor.

 

Akademia mori vetëm përgjegjësinë për të financuar tri projekte të mbetura ndër vite (Fjalori i madh i gjuhës shqipe, Historia e shqiptarëve, Enciklopedia shqiptare) dhe këtë patjetër që e bëri me të gjithë kërkuesit shkencorë kudo që janë.

Dhe, ardhja e ASA-s e lehtëson këtë bashkëpunim dhe aq më tepër që e ligjëron. –tha akad. Skënder Gjinushi.

 

IV. Marrëdhëniet midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës, në tre vjetët e fundme janë më të frytshmet që mund të ekzistojnë.

Pohimet për të kundërtën vetëm nga Beogradi mund të vijnë. .....

                     

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, në konferencën me mediat, të organizuar sot në Akademinë e Shkencave për vendimin e Qeverisë për rikthimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, vuri në dukje bashkëpunimin intensiv me Akademinë e Shkencave të Kosovës:

....Që nuk po bashkëpunon Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), ky duhet të jetë një informacion nga Beogradi..., sepse marrëdhënie më të mira për Akademinë e Shkencave të Kosovës me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nuk ka pasur asnjëherë. 

 

Ka një protokoll të përbashkët bashkëpunimi, ka një projekt madhor që është Enciklopedia shqiptare...

Edhe nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe absolutisht nuk është tërhequr Akademia e Kosovës.

 

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka thënë vetëm kaq që “ne nuk kemi specialistë për hartim fjalorësh, por do të marrim pjesë si recensues”, ndërsa institucionet e tjera, institutet e Kosovës janë të përfshirë në procesin e punës për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

 

Kështu që, kushdo nga ata që do të uronte që Shqipëria të mos shkonte mirë me Kosovën, fatkeqësisht duhet të mërziten pak....