Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Nga Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor në Prishtinë

***

 

 

 

Fjala e akad.Vasil Toles në emër të Akademisë së Shkencave në ceremoninë e çeljes së Panairit II Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.

 

I nderuar akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës;

Të nderuar rektorë e drejtues, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi;

Të nderuar autorë e botues të librit shkencor;

Zonja e zotërinj pjesëmarrës: akademikë dhe profesorë, studiues dhe krijues, miq e kolegë, studentë e lexues, dashamirës të librit e shkencës; 

 

Jemi shumë të nderuar që të jemi këtu në Prishtinë në ceremoninë e çeljes së Panairit II Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor. Vitin e kaluar edicioni i parë i këtij panairi që organizohet nga dy akademive tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës, në bashkëpunim me QKLL, ngjalli menjëherë interesimin e gjithë botuesve të librit akademik dhe shkencor dhe fakti që jemi përsëri bashkëkë në edicionin e dytë, tanimë në Prishtinë është prova më e mirë e vlefshërisë dhe rëndësisë së organizimit të tij.

 

Si asnjëherë  më parë, ky panair përbashkon botimet e studiuesve shqiptarë, dhe na jep mundësinë të shohim me sytë tanë e ti prekim nga afër këto produkte shkencore të shqiptarëve në një aktivitet unik dedikuar atyre.

 

Siç e theksoi kryetari i ASH akademik Gjinushi në fjalën e tij në çelje të Panairit në Edicionin e I në Tiranë:... fati i librit shkencor dhe akademik është i tillë që e ka të vështirë rrugën për tek lexuesi i vet, krahasimisht me atë të letërsisë dhe arteve. Dy akademitë tona prej vitesh po punojnë që botimet e tyre shkencore dhe të institucioneve bashkëpunuese të mos presin në rafte e magazina, të mos takohen rastësisht me lexuesit e studiuesit, por të shkojnë vetë tek ata, para së gjithash atje ku kërkimi është institucional, në bibliotekat shkencore dhe universitare, por edhe në bibliotekat publike, të institucioneve arsimore e kulturore.

 

Me këtë panair ne veç të tjerash dëshirojmë që rrjetit të botuesve të librit shkencor t’i mundësohet funksionimi si një i tërë, që botuesit e tij ta shohin njëri-tjetrin si pjesë të një familjeje, e që botimet e qendrave universitare me më pak mundësi komunikimi t’i bashkohen rrjedhës së përgjithshme të librit shkencor e akademik.

 

Panairi është një rast i shkëlqyer për të krijuar një marrëdhënie të re midis botuesve e lexuesve, dhe kjo shkon në përputhje me strategjinë  e hapjes së përgjithshme ndaj sistemit të kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë faktorëve që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e tij.

 

Kjo në thelb është festë e librit shkencor e cila pas këtij edicioni do të rikthehet vitin tjetër në Tiranë, e pasuruar me përvojën që.do të marrim prej këtij organizimi të shkëlqyer të kolegëve të ASHAK. Jemi shpresë plotë se në të ardhmen do të kemi mundësi për organizimin e këtij panairi edhe në qenda të tjera në hapësirën tonë mbarëkombëtare.

 

I urojmë.mbarësi enteve botuese të librit akademik e shkencor dhe suksese autorëve që do të përurojnë veprat e tyre,. Le të shndërrohen këto tri ditë në një festë të bukur të akademizmit shqiptar.

 

Faleminderit.

Prishtinë, 24 prill 2023

 

 

 

Në panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor që u mbajt në Prishtinë ditën e parë më 24 prill 2023, në sallën e ASHAK u promovuan:

Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, vëll 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 2022, 625 f.,: (Kolana), Vëll I, 625 f. Vëll. II 790 f./ akad. Shaban Sinani, akad. Gëzim Hoxha

Për këtë botim  bëri një  paraqitje informuese akad. Gëzim Hoxha.

 

Akad. Shaban Sinani theksoi si vlera të botimit, të cilin e cilësoi "përzgjedhës": bashkoi pas një gjysmë shekulli përfaqësues të thuajse të gjitha shkollave e qendrave albanologjike në vend e në botë; ballafaqoi qendrimet e albanologjisë vendëse me atë "të tjetrit"; provoi se albanologjia po zgjerohet edhe nga pikëpamja epistemologjike duke përfshirë e angazhuar brenda saj edhe disiplina tradicionalisht teknike (antropogjenetika, etnoflora, etnofauna, etnobotanike); dëshmoi se edhe hierarkia midis disiplinave albanologjike janë në ndryshim (arkeologjia po merr pak nga pak rolin që ka pasur gjuhësia).

 

Vëllimet janë përgatitur për botim nga akademikët Shaban Sinani dhe Pëllumb Xhufi.

Burimi dhe formimi i dëshirores së shqipes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 2021, 178 f. Akad. Ethem Likaj, prof. Seit Mansaku, prof. Enver Hysa

Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Akad.Anastas Angjeli, akad. asoc. Adrian Civici      

 

                                                                ***

Ditën e dytë më 25 prill 2023 në sallën e ASHAK, Prishtinë, u promovuan libra të autorëve Lasgush Poradeci, akad. Apollon Baçe, akad. Eno Koço, Lorenc Radovani: 

 

Libri i Lasgush Poradecit “Vjersha (këngë) popullore grarishte krahinash të ndryshme”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë, 2022, Vëll I, 536 f.)

Promovimi u moderua nga zv. Kryetari i ASH akad. Vasil Tole.

 

Libri i akad.emeritus Apollon Baçe “Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri. Pjesa e parë: Iliria Veriore (Istria-Drin), botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (Tiranë, 2019, 558 f.)

 

Libri i akad.(i jashtëm)  Eno  Koço “Bota e muzikës shqiptare, traditë dhe individualitete”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, (Tiranë 2019, 962 f.)

 

Libri i akad.(i jashtëm)  Eno  Koço dhe Lorenc Radiovani “Fan Noli,– Vepra muzikore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Tiranë, 2021.)

 

***

Ditën e tretë më 26 prill 2023 në sallën e ASHAK Prishtinë, u promovuan vepra të autorëve Paskal Milo, Aferdita Onuzi, Gj. Martini, N. Baba, Abaz Hado, A.Rexhepi, A. Amidi

 

 

-Paskal Milo, “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore – të pathënat dhe enigmat”, vëll. II, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 2021, 584 f.

-A.Onuzi, Gj. Martini, N. Baba, “Veshje popullore shqiptare” (album), vëll V, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 2016,

-Afërdita Onuzi, “Art Popullor në Kosovë”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë  2022, 120 f.

-Abaz Hado,  “Portreti 1880 -2000”,  Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2021, 434 f.

-Rexhepi A., Amidi A. (përgatit.), “Poezi shqipe me alfabet arab”: nga dorëshkrimi i Bibliotekës Millet në Stamboll: koleksioni i Ali Emirit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2022, 500 f

 

Në panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor në Prishtinë u dha çmimi "Jakov Xoxa" për studime letrare për letërsinë, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit

 

Çmimi u akordua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ASHAK dhe QKLL

Jo rastësisht në Prishtinë: Jakov Xoxa bashkoi në veprën e tij shqiptarët e Myzeqesë dhe shqiptarët e Kosovës

Fitues i çmimit është studiuesi Sabri Hamiti, me veprën "Stilografia", që iu dorëzua nga znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Përshëndeti në ceremoni në emër të familjes së shkrimtarit z. Agron Xoxa.