Çmimet “Shuteriqi”

Çmimi i parë jepet për veprën “Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shekullit XIV, me shtesat deri më 1469” me autore Lucia Nadin

Çmimet “Shuteriqi”

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Kryeministri akad. Denkov përshëndet marrëveshjen

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov, pret në një takim Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushin

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

NanoBalkan 2023 Conference

Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 vjen në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Tirana, 19-20 Shtator 2023

Partnering for excellence - partnering for Europe

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Telegram ngushëllimi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

 

Prishtinë, më 16 prill 2023

 

Drejtuar: Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

 

Telegram ngushëllimi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës

 

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mori me pikëllim lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut, prof. dr. Bashkim Resuli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si dhe pedagog dhe udhëheqës në Shërbimin Universitar të Gastro-Hepatologjisë në Tiranë.

 

Akademik Resuli ka dhënë kontribut domethënës në Katedrën e Sëmundjeve të Brendshme dhe në Shërbimim e Gatro-Hepatologjisë prandaj ndarja e tij nga jeta paraqet humbje të thellë për familjen, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Tiranës dhe për shkencën kombëtare në kuadër të lëmisë së tij.

 

Prandaj në këto çaste të vështira, bashkë-ndjejmë në këtë dhimbje me familjarët dhe të afërmit, si dhe gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët nga Akademia e Shkencave të  Shqipërisë dhe Universiteti i Tiranës.

I përhershëm qoftë kujtimi i tij!

 

Në emër të Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Fetah Podvorica, anëtar korrespondent i ASHAK dhe anëtar i jashtëm i ASHSH

Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës së ASHAK

 

***

Programi ceremonisë