Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës uron kolegët në Tiranë
Zgjerimi i Akademisë së Shkencave me anëtarët ë rinj dhe avancimi në titullin akademik të dy të tjerëve ka patur jehonë edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Në një telegram urimi që Akademik Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i dërgon Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, thotë se me kënaqësi morëm lajmin e zhvillimit të suksesshëm të zgjedhjes dhe avancimit të anëtarëve të rinj të Akademisë së Shkencave, proces i rëndësishëm ky për punën e këtij organi pretigjioz të kulturës e shkencës shqiptare.
Më lejoni, vijon urimi i akademik Mehmet Krajës, që, në emër të Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, t’iu uroj zgjedhjen dhe avancimin anëtarëve të rinj, duke iu dëshiruar sukses në punën kërkimore-shkencore, në ngritje të prestigjit të isntitucionit, të shtetit dhe të kombit shqiptar.
Me këtë rast, përfundon urimi, shpreh bindjen e thellë se bashkëpunimi i dy akademive tona në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të marrë hov të ri, në realizimin e projekteve dhe synimeve tona të përbashkëta.
Me respekt,
Akademik Mehmet Kraja
Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artve të Kosovës.