Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Buletini Covid-19, datë 08.04.2020

Të dhëna të përditësuara për gjendjen e pandemisë në Shqipëri dhe në Europë gjatë 24

orëve të fundit, datë 8 prill 2020.

 

(Përpunuar e statistikuar nga anëtarë të E-grupit “Në ndjekje të pandemisë”, ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë)

 

1. Dita e djeshme rezultoi një ditë kontrastesh. Në shkallë globale numri i të shëruarve në ditë shenjoi një shifër rekord: 23.423, që do të thotë 8.300 të shëruar më shumë se një ditë më parë. Kontrasti qendron pasi pati rritje dhe numri i humbjeve njerëzore duke arritur në 7.382 vdekje në një ditë.

 

2. Ritmi rritjes së numrit të të infektuarve në shkallë botërore vazhdoi si një ditë më parë, me 6,3 për qind, çka është shenjë e përkuljes së kurbës së rritjes.

 

3. SHBA pati një rritje prej 9 për qind, që mund të konsiderohet ritëm i pranueshëm për fazën në të cilën ndodhet, si epiqendra më e re e pandemisë.

 

4. Europa vazhdon frenimin e rritjes, duke regjistruar në një shumicë vendesh nivelin nën 5 për qind. Konkretisht: Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria, Belgjika patën dje përkatësisht ritmet 3,8 për qind; 4 për qind; 2,7 për qind; 2,8 për qind dhe 6,6 për qind. Ndryshe prej këtyre vendeve, Franca pati një rritje jashtë rregullit, që shpjegohet me ndryshimin e metodologjisë. Megjithatë, rritja mesatare e numrit të të infektuarve në Francë këto ditë rezulton tek 7 për qind.

 

5. Ka shënuar përmirësim të ndjeshëm ritmi i rritjes së numrit të të shëruarve në Europë. Numri i të infektuarve tashmë të shëruar në vendet europiane të sipërpërmendura varion nga 20 deri 38 për qind.

 

6. Italia më në fund filloi të marrë frymë. Gjatë ditës së djeshme Italia pati rritjen më të ulët, vetëm 2,3 për qind, ndërsa Lombardia për herë të parë shenjoi uljen faktike të numrit të të sëmurëve, me rreth 120 vetë. Të dyja këto të dhëna janë rekorde në gjithë historinë e përhapjes së pandemisë në këto vende.

 

7. Në vendin tonë numrit të të shëruarve iu shtuan 23 vetë, duke arritur në nivelin 38 për qind, niveli më i lartë i derimëtanishëm në Europë. Të prekur të rinj ka 17 vetë, çka bën që ritmi i rritjes së të infektuarve të jetë 4,4 për qind, në nivelin e parashikimeve të shërbimeve të specializuara. Për rrjedhojë, për të dytën ditë me radhë tek ne ulet numri i të sëmurëve faktikë, me 9 e 6 vetë.

 

Të dhënat e 24 orëve të fundme janë në vijimësi të konstatimeve të anëtarëve të E-grup-it “Në ndjekje të pandemisë” ditën e djeshme.