Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Konferenca për shtyp

Akad. Skënder Gjinushi: Nuk ka shkrirje,as shuarje të ASA-s, por bashkim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Ja si do të jetë vaksina kundër Covid-19

 

OBSH-ja bën parashikimin për prodhimin e saj. Të angazhuar ekipe nga gjithë bota. 

 

 

Vënia e COVID 19 në listën e sëmundjeve me përparësi ka mundësuar sponsorizimin e shumë grupeve kërkimore në gjithë botën. Kështu sipas raporteve të OBSH-së deri më 4 prill,  dy grupe kërkimore e kanë çuar kërkimin e tyre në fazën e testimeve klinike ndërsa 60 të tjera janë në fazën e kërkimeve paraklinike. Kjo shpejtësi e paparë u bë e mundur në sajë të përpjekjeve të hershme kineze për sekuencimin e materialit gjenetik të Sars-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19. Kina e ndau këto arritje në fillim të janarit, duke lejuar grupet kërkimore në të gjithë botën që të studionin virusin dhe mënyrës si ai vepron brenda qelizave njerëzore. 

 

Secili nga grupet ka zhvilluar platformën e tij duke u bazuar në vektorë të pariprodhueshëm viralë (Non Replicating Viral Vector NRVV), ADN apo ARN e virusit etj. Kështu grupi kërkimor në Institutin e Bioteknologjisë së Pekinit kryesuar nga Feng-Cai ZHU bazohet në NRVV, platformë kjo e përdorur edhe për kërkimet kundër Ebolës, ndërsa grupi amerikan i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) bazohet në platformën e ARN-së. Të dy këto grupe janë në fazën e parë të kërkimeve klinike. Kërkimet (testimet) klinike, një pararendës thelbësor i aprovimit rregullator, zakonisht zhvillohen në tre faza. I pari, që përfshin disa dhjetra vullnetarë të shëndetshëm, teston vaksinën për siguri, duke monitoruar efektet e kundërta. E dyta, që përfshin disa qindra njerëz, zakonisht në një pjesë të botës të prekur nga sëmundja, shikon se sa e efektshme është vaksina, dhe e treta bën të njëjtën gjë në disa mijëra njerëz. 

Në kushtet e pandemisë, kërkim zhvillimi i vaksinës për COVID19 ka marrë përparësi si pasojë edhe e aktivizimit nga OBSH-ja të Blueprint-it. 

Të gjitha vaksinat funksionojnë sipas të njëjtit parim bazë. 

Ata paraqesin një pjesë ose të gjithë patogjenin ndaj sistemit imunitar të njeriut, zakonisht në formën e një injeksioni dhe në një dozë të ulët, për të nxitur sistemin të prodhojë antitrupa ndaj patogjenit. Antitrupat janë një lloj kujtese imune, e cila pasi është nxitur një herë, mund të mobilizohet shpejt përsëri nëse personi është i ekspozuar ndaj virusit në formën e tij natyrore.

Lexo materialin e plotë

 

Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave shpjegon se çfarë do të ndodhë më këtë vaksinë dhe kur do të jetë gati ajo.

 

 

1.Çfarë është ky draft vaksinash dhe si u arrit deri këtu?

 

Epidemia COVID-19 i kapi në befasi si organizmat shtetërore e ndërkombëtare ashtu dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar. Duke patur parasysh dimensionet e kësaj pandemie si dhe gravitetin e gjendjes, ekipet që punonin në fushën e vaksinave u mobilizuan në mënyrë të menjëhershme duke marrë njëkohësisht dhe mbështetje të fuqishme financiare nga organizma qeveritare dhe jo-qeveritare. 

Disa ekipe qe kishin filluar të punonin për vaksinën e SARS-CoV-1 qysh në 2003, e kishin çuar punën e tyre deri në stadin preklinik por nuk kishin filluar stadin klinik. Duke patur parasysh se epidemia e SARS u ndërpre shpejt, ra interesi "komercial" për avancimin e prodhimit te vaksinës dhe ajo u ndërpre.

Tani këto ekipe janë riaktivizuar dhe dy prej tyre, një ekip kinez dhe një amerikan kanë filluar te aplikojnë vaksinën në stadin e parë klinik në njerëz. Grupe të tjera janë akoma në stadin preklinik, por mendoj se shumë shpejt dhe ata do futen edhe në stadin klinik.

 

2. A mendoni se mund të jetë gati një vaksinë për këtë virus dhe çfarë tregon ky parashikim iOBSH-së

 

Eksperienca e fituar nga studimet preklinike, si dhe nga vaksinat e tjera të prodhuara deri tani ndaj viruseve si ajo ndaj influences, Ebola etj. po vihet në përdorim dhe ndaj SARS-CoV-2. Vrojtimet e deritanishme në të sëmurët me COVID-19 tregojnë se pergjigjja imunitare natyrale ndaj virusit SARS-CoV-2 është e mirë dhe lë një imunitet të qendrueshem. Kohëzgjatja e ketij imuniteti është akoma e paparashikueshme, por sidoqoftë edhe një afat minimal prej 2 deri 3 vitesh do të ishte i mjaftueshem për të penguar përhapjen e infeksionit në formë pandemie me pasojat që po përjetojmë sot. 

Duke patur parasysh sa më sipër, mendoj se puna drejt një vaksine efikase mund të avancojë më shpejt sesa afatet 18 deri 20 - mujore te parashikuara. Kjo mund të realizohet me përshpejtim të fazave, si psh. duke bashkuar fazën e parë me atë të dytë klinike me qëllim që të fitohet kohë. Në rast se, ne, individet, në të cilët studiohet prania e efekteve anësore të vaksinës, siç është stadi i parë, kemi njëkohësisht dhe një përgjigje të mirë imunitare, e faktuar kjo nëpërmjet prodhimit të antitrupave mbrojtës dhe neutralizues të virusit, si dhe të prodhimit efikas te citokinave nga qelizat e sistemit imunitar in vivo, atëherë mund të kalohet direkt në fazën e tretë, pra të aplikimit të vaksinës në një grup të madh individësh për të parë efektin e saj mbrojtes në popullatë.       

 

3. Si po bashkëpunojnë shkencëtarët tanë të kësaj fushe me autoritetet shkencore në botë dhe çfarë perspektivash ka tani kjo përvojë që po krijohet.

 

Te gjithë shkencëtarët po bashkëpunojnë intensivisht tani me kolegët e tyre në botë, qoftë me anë të shkëmbimit të informacioneve shkencore, qoftë qoftë nëpërmjet  kalimit të këtyre informacioneve OBSH-së. Shkëmbimi më efikas kryhet sot nëpërmjet publikimit në revista shkencore "peer revieëed" (me recense/oponence shkencore) të të dhënave eksperimentale nga studimet in vitro si dhe nga studimet klinike. Me qëllim për të fituar kohë, kjo po realizohet tani edhe nëpërmjet publikimeve  direkt online të studimeve para se të perfundojë procesi i "peer revieë".

 

Eksperienca e kësaj pandemie tregon nevojën e  mbështetjes dhe investimeve të kërkimit shkencor në shëndet publik dhe veçanërisht në fushat e epidemiologjise, mikrobiologjise dhe imunologjise. Studimet dhe kërkimet në keto fusha janë te çmuara jo vetëm për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, por edhe për të luftuar shumë sëmundje, por veçanërisht për të përballuar situata emergjente si kjo që po përjetojme.