Veprimtari jubilare

Klikoni për të lexuar "Rregullore për ceremonialin në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë " datë 03.03.2020

 

2020

 

 

Lexo: Ceremoni solemne me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademik Luan Omari 


 

 

Lexo: Akademia e Shqipërisë propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi


 

 

Lexo: “Shenja e një breznie”, në nder të 75-vjetorit të poetit Xhevahir Spahiu


 

 

2017

 

Takim shkencor jubilar 20-vjet revista kulturore shkencore “Perla”, bashkëpunim i Akademisë së Shkencave me Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit dhe Fondacionin kulturor “Saadi Shirazi”. (10 nëntor 2017)


Revista kulturore shkencore “Perla” e cila doli 20 vjet më parë, me nismën dhe mbështetjen e Fondacionit “Saadi Shirazi” ka luajtur një rol të madh hulumtues në fusha si historia, letërsia, sociologjia, kultura dhe linguistika. Në gjithë këto vite, kjo revistë, nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje në botimin e saj prej 75 numrash në vijimësi. Vlerësime për këtë revistë e këtë bashkëpunim të promovimit të kulturave të Shqipërisë dhe Iranit e vunë në dukje në fjalët përshëndetëse e kumtesat e tyre: akad. Floresha Dado, kryetare e Seksionit të Shkencave shoqërore e albanologjike, prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alsat, drejtor i Fondacionit “Saadi Shirazi”; akad. as Gjovalin Shkurtaj, me temën: Revista shkencore kulturore “Perla” dhe studimet albanologjike; prof. Emil Lafe, kryeredaktor aktual revistës, me temën: Revista shkencore kulturore “Perla”dhe tradita e orientalistikës në Shqipëri; akad. as Shaban Sinani, i cili ka drejtuar për disa vjet këtë revistë,me temën: Revista shkencore kulturore “Perla” dhe lidhjet shqiptaro-perse; si dhe disa përshndetje nga kryeredaktorë të revistave të afërta, prof. Valter Memisha, dr. Mikaela Minga etj., dhe një përshëndetje përmbyllëse prej ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Sh.T. Z. Gholamhossein Mohammadnia.