Konferencë Shkencore Ndërkombëtare Risi arkeologjike nga trevat shqiptare (30-31 janar 2017).


U prezantun zbulimet më të fundit arkeologjike të mbarë trevave ku jetojnë shqiptarët, që nga shekulli i 6-të para Krishtit në trevat e Ilirisë e më gjerë. Në zonën pranë Kotorrit, në Malin e Zi, arkeologët pretendojnë se janë gjetur gjurmë nga pallatet mbretërore të Agronit e Teutës. Këto risi u bënë të ditura në Konferencën dy ditore Ndërkombëtare me temë Risi arkeologjike nga trevat shqiptare, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Arkeologjisë. Në këtë konferencë u paraqiten 15 kumtesa, me 62 autorë vendas dhe të huaj: nga Gjermania, Italia, Franca etj., si dhe nga rajoni i Ballkanit: Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, etj. Zhvillime të reja vijnë edhe nga fjala e fundit e teknologjisë për të sjellë në 3D sitet arkeologjike të të gjitha monumenteve që ndodhen në qytetet antike, me qëllimin që vizitori të ballafaqohet me mënyrën sesi ka qenë dikur ky monument, e jo të shohë thjesht një rrënojë, e cila për atë flet shumë pak.