Konferencë jubilare Androkli Kostallari figurë e shquar e albanologjisë shqiptare, me rastin e 95-vjetorit të lindjes, organizuar prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare. (7 nëntor 2017).


Në fjalën përshëndetëse të akad. Muzafer Korkutit si dhe në kumtimet e studiuesve kolegëve të akad. Kostallarit, akad. Rexhep Qosja: Shkencëtari që i rrahu zemra për Kosovën; Rami Memushaj, Kujtim Kapllani: Vepra e Androkli Kostallarit – një thesar i çmuar për gjuhësinë shqiptare; Remzi Përnaska: Androkli Kostallari në udhëkryqet e historisë; Emil Lafe: Kongresi i Drejtshkrimit dhe Androkli Kostallari; Qemal Murati: Androkli Kostallari – lëvrues dhe projektues i çështjeve themelore të shqipes; Valbona Toska: Androkli Kostallari dhe gjuhësia shqiptare në Maqedoni; Irinë Kostallari: Im atë – mik dhe mësues i paharruar, u vlerësua autoriteti dhe kontributi i shquar i tij në botimet shkencore në fushën e leksikografisë, gramatikës, terminologjisë, didaktikës, letërsisë artistike si dhe kontributi i tij mjaft i shquar edhe në drejtimin e punës shkencore të mjaft shkencëtarëve të rinj.