Konferenca shkencore ndërkombëtare Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan, (1767-2017), e cila u mbajt më 13-14 nëntor 2017 (Tiranë – Voskopojë), me studiues të arshur nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Italia etj. Konferenca pati për qëllim të ndriçojë fenomenin e Voskopojës në dritën e koncepteve bashkëkohore të eurokulturës dhe të receptimit empatik të tjetrit, e u orientua në disa tema kuadër.


Kjo konferencë organizohet në 250-vjetorin e lulëzimit të këtij qyteti (1767-2017), që përfaqëson një nga pamjet më të plota të ndikimit iluminist europian në rajonin e Ballkanit. Përgatitjet e saj kanë nisur që prej vitit 2016 dhe janë intensifikuar me krijimin e një komiteti shkencor të posaçëm, me praninë e ekspertëve të kësaj dukurie, brenda dhe jashtë Akademisë dhe i zhvilloi punimet me nivel shkencor. Fjala e hapjes u mbajt nga akademike Floresha Dado, kryetare e Seksionit të shkencave shoqërore dhe albanologjike, e cila vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e disa institucioneve akademike të rajonit dhe përfaqësimin e pjesëmarrjen e tyre me studiuesve të njohur, si dhe shumë studiuesve nga universiteteve të huaja e të vendit në këtë veprimtari të rëndësishme shkencore. Konferencës iu drejtuan me fjalë përshëndetëse akad. Vasil S. Tole, sekretar shkencor i ASHSH; akad. Ali Aliu, nënkryetar i ASHAK; akad. Abdulmenah Bexheti, përfaqësues i ASHAM dhe akad. Nicolae Saramandu, përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Rumanisë. U mbajtën rreth 33 kumtesa, prej të cilave 13 nga studiues të huaj: akad. Nicolae Saramandu, dr. Ioannis Vitaliotis, dr. Saso Cvetkovski, akad. Matteo Mandalà, prof. Georgios Giakoumis, Prof. Manuela Nevaci, prof. Chariton Karanasios, prof. Elias Tempelis, akad. Francesco Altimari, prof. Dhori Qirjazi, akad. Kujtim Shala, prof. Konstanstantino Giakoumis, Mons Gallaro si dhe akademikë e profesorë të njohur nga vendi, studiues të kësaj dukurie si prof. Aurel Plasari, akad.as Shaban Sinani, prof. Pëllumb Xhufi, prof. Pirro Thomo, prof. Aleksandër Meksi, prof. Xhevat Lloshi, prof. Anila Omari, prof. Irakli Koçollari, prof. Panajot Barka, prof. Evalda Paci, dr. Dorian Koçi, prof. as. Andi Rëmbeci, dr. Sokol Çunga, prof. as Dion Tushi, dr. Holta Sina- Kilica.


Gjatë konferencës u paraqiten rezultate të kërkimeve të reja për disa dukuri të iluminizmit europian në Voskopojën e shekullit XVIII, për karakterin panballkanik të saj, për fillimet e akademizmit në Shqipëri, për çështje të kultit dhe të kulturës, për shumëgjuhësinë e gramatikave dhe të fjalorëve, për dorëshkrimet dhe tiposhkrimet që i dhanë këtij qyteti njohje ndërkombëtare, për çështje të zhvillimit dhe të rendit ekonomik; si dhe për modelin që krijoi bashkëjetesa ndëretnike, ndërfetare, ndërgjuhësore dhe ndëralfabetike, si një dukuri paraprirëse e europeizmit të sotëm.


Konferenca i zhvilloi punimet në dy ditë, në Tiranë më 13 nëntor dhe në Voskopojë më 14 nëntor. Gjatë ditës së dytë prof. Aurel Plasari mbajti një ligjëratë rreth koleksionit me dokumente dhe burime historike për Voskopojën, i pasqyruar edhe me një dokumentar të përgatitur nga gazetari Marin Mema. Në përmbyllje, u organizuan vizita në vende historike, kulturore e kishtare në Voskopojë.