U mbajt për herë të parë në Tiranë nga data 30 maj deri më 2 qershor 2017, konferenca shkencore ndërkombëtare “BalkanCom” me temë: Angazhimi i rajonit të Ballkanit përmes komunikimit dhe rrjetëzimit.


Qëllimi i konferencës ishte mbledhja dhe gjetja e rrugëve të bashkëpunimit ndërmjet kërkuesve të universiteteve, qendrave të kërkimit dhe të industrisë nga e gjithë bota, me synim rritjen dhe forcimin e potencialit të talenteve të reja të rajonit të Ballkanit në fushën e kërkim-zhvillimit.


Konferenca “BalkanCom” u mbështet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Akad. Arjan Durrësi, anëtar i Asamblesë së Akademisë, ishte bashkëdrejtues i konferencës. Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e kërkuesve jo vetëm nga rajoni i Ballkanit por dhe nga Europa dhe më gjerë. Kjo konferencë është një hap në drejtim të angazhimit të komunitetit hulumtues në vendet e Ballkanit në këto zhvillime të reja teknologjike. Në këtë konferencë të parë, pas një procesi të plotë shqyrtimi, u pranuan 29 punime për prezantime dhe 8 për postera. Programi mbulon një sërë temash të pasura, duke përfshirë rrjetin 5G, rrjetin e definuar nga softueri, komunikimin me valë milimetër, rrjetëzimin e automjeteve, pajisjet për komunikim të pajisjes, si dhe kontributet nga teoria e informacionit, përpunimi i sinjalit dhe aspektet e shtresës fizike. Autorët e këtyre punimeve përfaqësojnë 28 vende me 52% të autorëve nga gadishulli Ballkanik.


BalkanCom 2017 ishte edicioni i parë i një sërë konferencash që do të mbahen në vendet e Ballkanit në vitet e ardhshme. Qëllimi i serive të konferencës BalkanCom është të bashkojë hulumtuesit nga bota dhe Ballkani në një forum për ndarjen e ideve dhe punës kërkimore në fushat e reja të komunikimit dhe rrjetëzimit. Komunikimi dhe rrjetëzimi po përjetojnë një revolucion që po transformon mënyrën se si njerëzit jetojnë, punojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe po ndikojnë në mënyrën se si funksionojnë biznesi, arsimi, argëtimi dhe kujdesi shëndetësor.

Për më tepër vizitoni faqen e konferencës http://www.balkancom.info/2017/index.html

 

Klikoni për të lexuar librin e abstrakteve