Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bujqësor të Tiranës, u zhvillua Simpoziumi shkencor ndërkombëtar Identification and evaluation of plant genetic resources through linguistic resources and Albanian tradition illuminated by Prof. Karl Hammer", më 22 maj 2015.

Në fjalën e tij të hapjes së simpoziumit, akad. prof. dr. Salvatore Bushati, kryetar i SShNT përshkroi rolin që AShSh luan në botën e edukimit, arsimimit dhe shkencës, në përputhje me misionin e saj, duke deklaruar se Akademia përmes Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike është e angazhuar të zhvillojë më tej Programin “Edukimi në shkencë” në të gjithë shtrirjen e veprimtarisë së saj. Ai gjithashtu ndër të tjera theksoi edhe rëndësinë e etnobotanikës dhe ndërthurjen me traditat shqiptare, pasi ne duhet te ruajmë traditat tona e t'i pasurojmë ato, si pjesë e identitetit tonë kombëtar. Në fund të fjalës së tij, akademik Bushati falënderoi prof. Hammerin për përpjekjet e mëdha, të bëra në drejtim të ruajtjes së specieve bimore shqiptare dhe promovimin e shkencës shqiptare në fushën e burimeve gjenetike e në përgjithësi.

Të ftuarit ndërmjet të cilëve përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZhRAU); Ministrisë së Mjedisit; përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, kërkimit shkencor, si Instituti i Antropologjisë Kulturore, Universitetit i Mjekësisë etj. treguan një ndërgjegjësim në rritje mbi rëndësinë e etnobotanikës në fushën e linguistikës shqiptare, në biologji dhe mjekësi. Të një interesi të madh ishin prezantimet e dr. Helmut Knupffer dhe znj. Merita Spahillari- Hammer. Dr. Helmut Knupffer raportoi mbi misionet e mbledhjes së bimëve të kërkuesve gjermanë në Shqipëri dhe situatën aktuale të trashëgimisë bimore me origjinë nga Shqipëria në Gatersleben GenBank. Ai theksoi se Shqipëria karakterizohet nga një biodiversitet i pasur dhe përfundoi se puna me dokumentet origjinale, listat e koleksionimeve dhe aksesimi i tyre në bankën gjenetike duhet të vazhdojë. Gjithashtu, informacioni (gjeografi, numra koleksioni) duhet të plotësohet më tej dhe të korrigjohet. Znj. Hammer raportoi mbi kërkimin shkencor rreth agrumeve të Teodor Heinrich Hermann von Heldreich. Ajo tregoi mbi përpjekjet e tij për të lidhur aspektet linguistike me bimët. Në fund theksoi si vijon:

• Shumë specie të Ballkanit të vëzhguara prej Heldreich në kultivim e sipër janë sot ose tepër të rralla ose drejt zhdukjes, për të cilat duhet të punojmë të gjithë;
• Me studimet e tij, jo vetëm që parashtron një panoramë të qartë të specieve, por mundëson interpretimin e historisë dhe evolucionin;
• “Nutzpflanzen Griechenlands” është një burim i rëndësishëm i njohurive mbi agrumet dhe burimet gjenetike në Greqi, duke i siguruar kështu vendit rastet e rralla të florës agri-kulturore;
• Për më tepër, duke përfshirë shumë vëzhgime për sa i takon bimëve të kultivuara shqiptare (listën e parë tepër të saktë kontrollore nga Hammer-Spahillari, Xhuveli dhe Hammer në librin tonë të Arbëreshëve), rezultatet mund të jenë tepër të vlefshme për hartimin e një flore të bujqësisë shqiptare. Mund të shërbejë si bazë për të ardhmen e florës bujqësore dhe hortikulturore në Ballkan.

Në simpozium u promovua edhe botimi shkencor “Linguistic Islands and Plant Genetic Resources” (The case of the Arbereshë) me autorë Karl Hammer, Gaetano Laghetti, Domenico Pignone, në të cilin ndriçohen çështje me interes të veçantë të lidhura me historinë, gjuhën, kulturën, emërtimet e bimëve, me zhvillimin e bujqësisë arbëreshe, me resurset gjenetike të bimëve, si dhe me të përbashkëtat midis Shqipërisë dhe vendbanimeve arbëreshe në këto fusha. Kjo është mundësuar nga një sërë misionesh të organizuara në Shqipëri dhe në vendbanimet arbëreshe të Italisë nga autorët e shquar.

Në fund të simpoziumit u lexuan shumë letra përshëndetjeje nga kolegë të prof. Hammerit në institucione shkencore të huaja, të cilat tregonin vlerësimin e tyre karshi këtij personaliteti të shquar e të vlefshëm.