Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike

 

Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike është drejtues i seksionit dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të ASH. Detyrat e tij:

-Në bashkëpunim me akademikë të fushave të shkencave natyrore dhe teknike dhe me sektorë dhe departamente të institucioneve ku akademikët bëjnë pjesë, përcakton përparësitë e kërkimit shkencor të fushave të ndryshme;

-Organizon bashkërendimin e veprimtarisë shkencore për fushat e shkencave natyrore dhe teknike;

-Studion perspektivat e zhvillimit të shkencave natyrore dhe teknike dhe bën propozime konkrete për çelje sektorësh në përputhje me detyrat shkencore perspektive;

-Ndjek veprimtarinë shkencore botuese të akademikëve përkatës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe planifikon botimet e tyre shkencore individuale apo në grupe të përbashkëta shkencore, për t’i paraqitur ato në Këshillin e Botimeve të Akademisë;

-Propozon dhe merr masa për organizimin e kongreseve shkencore kombëtare, ndërkombëtare apo seminareve, simpoziumeve, konferencave, si dhe për hartimin e rekomandimeve drejtuar institucioneve të ndryshme;

-Propozon në seksion, ngre dhe ndjek funksionimin e grupeve ad-hoc apo të komisioneve me specialistë brenda dhe jashtë Akademisë, për probleme të rëndësishme në fushat përkatëse;

-Kontribuon në hartimin e programeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim, si në Programet Kombëtare të Kërkimit e Zhvillimit, strategjitë e ndryshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e institucione të tjera të vendit;

-Organizon dhe drejton botime në revistën shkencore të seksionit JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences) dhe në revista të tjera me bashkautorësi institucionale që botohen në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj;

-Paraqet në Kryesi dhe në Asamble analiza për gjendjen e kërkimeve në fusha të ndryshme, projekte për drejtimet themelore të studimeve në fushat përkatëse;

-Ndjek realizimin e detyrave të seksionit, që rrjedhin nga protokollet e bashkëpunimit dypalësh të Akademisë;

-Shqyrton dhe jep mendim për kandidatët që aplikojnë për akademikë të rregullt, të asociuar ose të përhershëm që paraqiten në Asamble;

-Propozon në Kryesi kandidaturat për titullin “Anëtar nderi” i Akademisë;

-Organizon dhe drejton veprimtarinë administrative të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike;

-Organizon punën për hartimin e raportit mbi veprimtarinë vjetore të seksionit, brenda përfundimit të vitit;

-Si epror i drejtpërdrejtë bën vlerësimin e punës për nëpunësit civilë në varësi të tij;

-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.


Sekretari shkencor i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike

Detyrat e tij:
-Ndihmon në realizimin e veprimtarive të seksionit në përmbushje të detyrave të kryetarit të seksionit;

-Zëvendëson kryetarin e seksionit në realizimin e detyrave në mungesë të tij;

-Ndjek përparësitë e kërkimit shkencor në veprimtari të ndryshme shkencore në fushën e shkencave natyrore dhe teknike dhe masat për realizimin e tyre;

-Përgjigjet për realizimin e planit të punës së seksionit dhe i paraqet kryetarit të seksionit propozimet përkatëse;

-Ndjek ecurinë e realizimit të projekteve shkencore të nomenklaturave të ndryshme brenda dhe jashtë Akademisë;

-Ndihmon në ndjekjen e realizimit të detyrave të seksionit, që rrjedhin nga protokollet e bashkëpunimit dypalësh të Akademisë;

-Ndihmon për organizimin dhe bashkërendimin e veprimtarive shkencore si konferenca shkencore, simpoziume, seminare etj., brenda sistemit të Akademisë dhe jashtë saj;

-Organizon punën për shqyrtimin, miratimin dhe paraqitjen në Këshillin e Botimeve të Akademisë të veprave të fushave përkatëse;

-Ndihmon në ecurinë dhe funksionimin e redaksisë së revistës JNTS (Journal of Natural and Technical Sciences) dhe të revistave të tjera, me bashkautorësi institucionale;

-Ndjek realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave që parashikon statusi i asistentit të seksionit;

-Ndihmon në hartimin e raportit mbi veprimtarinë vjetore të seksionit, brenda përfundimit të vitit;

-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.