Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Politikat prioritare (2015-2020)

 


Aktualisht, bazuar në Programin e Qeverisë 2013-2017, në kapitullin “Kërkimi shkencor i rigjeneruar”, përcaktohet si detyrë imediate: “…mbështetja e Akademisë së Shkencave për t’u kthyer në forcë shtytëse të veprimtarisë kërkimore e shkencore në vend dhe përfaqësuese e denjë e komunitetit shkencor si dhe objektivat:…mbështetja e kërkimit shkencor dhe progresit shkencor si paraprijës të zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror, ekonomik e kulturor dhe si kusht për integrimet europiane përmes arritjes së standardeve bashkëkohore ; krijimin e Fondit Kombëtar për Shkencën si burim i financimit të qëndrueshëm të kërkimit shkencor përmes zbatimit të projekteve, rritjen e autonomisë; garantimin e sinergjisë midis zhvillimit të shkencës dhe arsimit, sigurimimin e pavarësisë së punës kërkimore, vendosjen e një sistemi kualifikimi bashkëkohor me rregulla e kërkesa të larta për të gjithë aktorët e sistemit, për ngritjen e përgjithshme të nivelit te mendimit shkencor dhe shmangien e mediokritetit.

Vizioni:
-Krijimi i një sistemi të kërkimit shkencor dhe inovacionit, në standardet e gjithëpranuara, me role të qarta, istrumente, burime dhe kapacitete, i aftë të kryejë misonin në zhvillimin e vendit, përmes reformës së thellë te sistemit dhe nxitjes së kërkimeve në fushat përparësore të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik si dhe të historisë, gjuhës, artit, kulturës e trashëgimisë kulturore kombëtare, çështjet e mjedisit, çështjet e shëndetit publik, kohezionit social etj.
Në korrik 2014 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, mbi pjesëmarrjen në Programin kuadër Horizon 2020 – “Programi për Kërkim dhe Inovacion”. Strategjia e Lisbonës (2000) përcaktoi synimin strategjik për vendet europiane, që të përballeshin me sfidat e ekonomisë dhe ato të shoqërisë në përgjithësi, duke u orientuar drejt një shoqërie të bazuar në dije. Shoqëri e bazuar në dije, është më tepër se një moto. Kjo periudhë ka njohur zhvillime dhe politika të rëndësishme në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e shkencës në dobi të gjithë shoqërisë. Vendet më të fuqishme të botës kanë si përparësi arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin, zhvillimin teknologjik, zhvillimin e shkencës; këto përparësi janë në krye të axhendës edhe përtej Europës: SHBA, Kanada, Japoni, Kinë, Kore e Jugut, Australi, Zelandë, Singapor. Për vendet më të fuqishme të botës është bërë sfida kryesore dhe rruga e zgjidhjeve kryesore për sfidat që hasin shoqëritë e tyre.