Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Historiku

Në Shqipëri fjala “Akademi” u përmend për herë të parë më 1750, kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura “Akademia e Re”, që ishte një shkollë e mesme, por dhe një qendër kulturore e mirënjohur jo vetëm brenda vendit, po edhe jashtë tij.

Voskopoja n...
Voskopoja në vitin 1742 Voskopoja në vitin 1742










Ndonëse “Akademia e Re” nuk kishte as ndërtimin, as detyrat e Akademive të Shkencave në vende të tjera të Europës, ajo është e lidhur me trashëgiminë dhe zhvillimet kulturore të popullit shqiptar. Pavarësisht nga fakti që Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë për shekuj nën sundime e qeverisje të huaja, ata mundën të mbijetonin duke ruajtur e duke zhvilluar gjuhën dhe kulturën e vet origjinale.
Në shekuj nuk kanë munguar përpjekjet e shqiptarëve për të lëvruar dijet e tyre. Kontributet kulturore dhe shkencore të tyre mund të hasen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende europiane e më tej. Ato shfaqeshin në tri fusha kryesore:

  1. Në fushën e humanizmit (filozofi, histori, letërsi, teologji, folklor); Dhimitër Frëngu (1443-1525); Gjon Buzuku (shek. XVI); Marin Barleti (rreth viteve 1460-1512); Pjetër Budi (1566-1623); Frang Bardhi (1606-1643); Pjetër Bogdani (1625-1689) etj.;
  2. Në fushën e artit (muzikë, pikturë dhe skulpturë); Jan Kukuzeli (1010-1075) - figura më e njohur në muzikë; Onufri (shek. XVI), piktori më i njohur; piktorët e shek. XVIII, David Selenicasi dhe Konstandin Shpataraku etj.;
  3. Në fushën e shkencës dijetarë si, Gjon Gazulli (1400-1465), astronom dhe matematikan; Leonik Tomeu (1456-1531), astronom, filozof dhe profesori i Nikola Kopernikut në Universitetin e Padovës etj.

Pjetër Budi
Pjetër Budi Pjetër Budi
Dhimitër Fr...
Dhimitër Frëngu Dhimitër Frëngu
Gjon Gazull...
Gjon Gazulli Gjon Gazulli
Leonik Tome...
Leonik Tomeu Leonik Tomeu
Marin Barle...
Marin Barleti Marin Barleti
Gjon Buzuku
Gjon Buzuku Gjon Buzuku
Frang Bardh...
Frang Bardhi Frang Bardhi
Pjetër Bogd...
Pjetër Bogdani Pjetër Bogdani




















Pushtimet e njëpasnjëshme dëmtuan dhe penguan zhvillimin kulturor dhe përparimin e vendit, por nuk mundën të ndërpritnin trashëgiminë kulturore shqiptare dhe të tjetërsonin origjinalitetin e artit e të kulturës popullore shqiptare. Kjo vërehet në burimet e shkruara historike, në dëshmitë e shumta gjuhësore, në gjetjet arkeologjike, në kostumet e mrekullueshme dhe në folklorin shqiptar, në mjediset e brendshme dhe në punimet artizanale. Për shkak të këtyre rrethanave historike, shqiptarët humbën kohë në zhvillimin e tyre kulturor dhe shkencor. Madje edhe dëshmitë e para madhore të shkrimit shqip e të letërsisë shqipe, janë të shekullit XVI (Gj. Buzuku 1555, L. Matrënga 1592), ndonëse shqipja është një nga gjuhët më të lashta indoeuropiane.
Sundimet e huaja nuk u lejuan shqiptarëve as hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Vetëkuptohet se në ato kushte as që mund të bëhej fjalë për institucione shkencore. Pavarësisht nga mohimi i të gjitha të drejtave kulturore e arsimore të shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe nga politika e shovinizmit kulturor të monarkive fqinje, puhiza e Rilindjes Europiane hyri në Shqipëri. Ndërkaq ishte krijuar një traditë e shëndoshë letrare dhe kërkimesh shkencore për gjuhën dhe lashtësinë e kombit tonë tek arbëreshët e Italisë, sidomos pas themelimit të Kolegjit të Palermos dhe Kolegjit të Shën Adrianit (në Shën Mitër të Kalabrisë) në vitet ’30 të shekullit XVIII. Veprat e Engjëll Mashit, Vinçens Dorsës, Dhimitër Kamardës, Jeronim De Radës etj., tërhoqën vëmendjen e botës shkencore dhe nxitën zhvillimin e studimeve shqiptare. Edhe te arvanitasit në Greqi zhvillohet interesimi për të ndriçuar shkencërisht historinë dhe gjuhën e vet dhe për të argumentuar kërkesat politike të popullit shqiptar (A. Kullurioti etj.).

Jeronim De ...
Jeronim De Rada Jeronim De Rada
Lekë Matrën...
Lekë Matrënga Lekë Matrënga
Dhimitër Ka...
Dhimitër Kamarda Dhimitër Kamarda
Kolegji i S...
Kolegji i Shen Adrianit Kalabri Kolegji i Shen Adrianit Kalabri










Rilindja Kombëtare, nga gjysma e dytë e shekullit XIX, me përpjekjet e saj për të zgjuar ndërgjegjen tonë kombëtare, në luftë për liri e pavarësi, për të afirmuar kombin dhe kulturën shqiptare, i dha një shtytje të madhe përparimit të mendimit shkencor për çështje të historisë së popullit shqiptar, të traditave e të gjuhës së tij, për përhapjen e arsimit në gjuhën amtare, për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, gjithashtu për lëvrimin dhe përpunimin e dijeve fillestare në degë të ndryshme të shkencës. Shumë figura të ndritura të kombit shqiptar, si Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Refat Frashëri etj., megjithëse e zhvillonin veprimtarinë e tyre jashtë atdheut, u përpoqën jo vetëm për liri dhe pavarësi, por edhe për zhvillimin e arsimit, të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Madje ata i dhanë rëndësi të veçantë zhvillimit kulturor, si kusht për të arritur lirinë kombëtare. Naim Frashëri e ka përmbledhur këtë në vargjet programatike: “Dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë, përpara drejt lirisë!” Nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX u krijuan shumë shoqëri e klube shqiptare, kryesisht në mërgim, po edhe në Shqipëri, të cilat bashkuan rreth vetes forca intelektuale dhe letrare.
Pas Shpalljes së Pavarësisë në nëntor 1912, me përpjekjet e intelektualëve dhe të studiuesve më në zë shqiptarë, u krijuan disa qendra kulture dhe klube që kryenin edhe funksione studimore, në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë. Këto përpjekje të para për të krijuar shtratin e shkencës shqiptare u shtuan dhe u bënë më të organizuara me konsolidimin e shtetit shqiptar, pas Kongresit të Lushnjës. U ngritën disa shërbime të veçanta që kryenin edhe ndonjë funksion studimor, si Shërbimi veterinar ose epidemiologjik (1928), ferma e Xhafzotajt e ndonjë tjetër. Edhe kërkues të huaj, si F. Nopça, H. Luis, F. Markgraf, A. Hajek, E. Durham, L. Rei etj., dhanë ndihmesën e tyre të çmuar për zhvillimin e studimeve shqiptare, duke çuar më tej traditën e studimeve albanologjike të shekullit XIX. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe më pas, u hulumtuan jo vetëm gjuha, etnologjia e historia e shqiptarëve, por edhe gjeologjia e pasuritë natyrore, relievi, bimësia, dhe u bënë hulumtime e gërmime arkeologjike. Në këto hulumtime e studime filluan të merrnin pjesë e të bashkëpunonin edhe specialistët shqiptarë që po përgatiteshin në universitetet e huaja. Gjuha shqipe, historia dhe kultura popullore, letërsia, arti dhe traditat, qenë fushat kryesore të kontributit të tyre vetjak.
Kjo veprimtari shkencore nisi të marrë formën e vet më të plotë dhe të zhvillohej më tej gjatë viteve ‘30 - ’40, kur mjaft intelektualë, të shkolluar jashtë vendit, hodhën themelet e studimeve shqiptare si: Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, Eqrem Çabej, Bilal Golemi, Gjovalin Gjadri, Hasan Ceka etj.

Kostaq Cipo
Kostaq Cipo Kostaq Cipo
Ernest Koli...
Ernest Koliqi Ernest Koliqi
Gjovalin Gj...
Gjovalin Gjadri Gjovalin Gjadri
Sami Frash...
Sami  Frashëri Sami  Frashëri
Hasan Tahs...
Hasan  Tahsini Hasan  Tahsini
Aleksander ...
Aleksander Xhuvani Aleksander Xhuvani
Eqerem bej ...
Eqerem bej Vlora Eqerem bej Vlora
Refat Frash...
Refat Frasheri Refat Frasheri
Bilal Golem...
Bilal Golemi Bilal Golemi
Edith Durha...
Edith Durham Edith Durham
Albanologu ...
Albanologu Franc Nopça Albanologu Franc Nopça
Hasan Ceka ...
Hasan Ceka dhe V. Blavatski , Apolloni 1958 Hasan Ceka dhe V. Blavatski , Apolloni 1958






























Një përpjekje e parë për të organizuar veprimtarinë shkencore u bë më 1940 me krijimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në të cilin, në kushtet e pushtimit italian, u përfshinë studiues të njohur shqiptarë dhe italianë, të gjuhës, letërsisë dhe të artit. Kryetar i parë i këtij Instituti ishte Ernest Koliqi dhe sekretar i përgjithshëm Zef Valentini, ndërsa ndër anëtarët kishte intelektualë të shquar si Aleksandër Xhuvani, Ekrem Vlora, Eqrem Çabej, Karl Gurakuqi, Kolë Kamsi, Lasgush Poradeci, Lazër Shantoja, Sotir Kolea, Vangjel Koça etj. Më 1942 u quajt Instituti Mbretnuer Shqiptar, në varësi të Kryeministrisë. Në periudhën e pushtimit gjerman (1944) Instituti u riorganizua dhe u quajt Instituti për Studime e Arte, me zgjerimin e fushave të kërkimit e të numrit të studiuesve, tanimë vetëm shqiptarë, të ndarë në tri degë: gjuhësi, arte dhe shkenca natyrore e teknike. Në këtë institucion u përfshinë edhe intelektualë të tjerë të njohur të kohës, si: Ali Asllani, Arshi Pipa, Hamdi Sulçebe, Hasan Dosti, Krist Maloki, Kristo Floqi, Ndoc Nikaj, Mithat Frashëri, Odhise Paskali, Spiro Konda, Vasfi Samimi, Vedat Kokona etj.

Mithat Fras...
Mithat Frasheri Mithat Frasheri
Veper nga V...
Veper nga Vangjel Koça Veper nga Vangjel Koça
Sotir Kolea
Sotir Kolea Sotir Kolea
Hasan Dosti
Hasan Dosti Hasan Dosti
Ndoc Nikaj
Ndoc Nikaj Ndoc Nikaj
Krist Malok...
Krist Maloki Krist Maloki
Kolë Kamsi
Kolë Kamsi Kolë Kamsi
Kristo Floq...
Kristo Floqi Kristo Floqi
Lasgush Por...
Lasgush Poradeci Lasgush Poradeci
Vepër nga Z...
Vepër nga Zef Valentini Vepër nga Zef Valentini
Odhise Pask...
Odhise Paskali Odhise Paskali
Vepra të La...
Vepra të Lazër Shantojës Vepra të Lazër Shantojës
Eqrem Çabej
Eqrem Çabej Eqrem Çabej
Karl Guraku...
Karl Gurakuqi Karl Gurakuqi
Ali Asllani...
Ali Asllani- Vepra Ali Asllani- Vepra








































Një nga drejtimet kryesore të punës së Institutit për Studime Shqiptare ishte botimi i veprave të rilindësve dhe i autorëve të shquar shqiptarë, si: vëllime e antologji të prozës e të letërsisë shqipe, fjalorë të autorëve të hershëm shqiptarë, dokumente e botime të të huajve për kombin shqiptar, përmbledhje punimesh për folklorin, si edhe ngritja e një muzeu të shkencave të natyrës (me sektorët zoologjikë, floristikë e mineralogjikë), krijimi i një arkivi fotografik (në bashkëpunim me atelienë Marubi) e hartografik etj. Megjithatë, në kushtet e luftës e të pushtimit, ky institucion nuk mundi të realizonte nxitjen dhe zhvillimin e gjerë të kërkimeve e të botimeve shkencore. Menjëherë pas Çlirimit të vendit, u rimor ideja dhe u vazhdua ecja në po atë rrugë, deri në ngritjen e institucionit që u quajt Instituti i Studimeve (1946); më 1948 ai u riorganizua si Instituti i Shkencave dhe u bë vatër e kërkimeve dhe veprimtarive shkencore të organizuara. Krahas mjaft punonjësve nga instituti i paraluftës, u përfshinë shkallë-shkallë punonjës të rinj dhe u rrit numri i tyre; drejtues i parë i këtij Instituti ishte Selahydin Toto. Instituti përbëhej nga 3 seksione: a) i gjuhësisë e i letërsisë; b) i historisë dhe i sociologjisë; c) i shkencave natyrore dhe biologjike. Nën drejtimin e tij vepruan edhe Biblioteka Kombëtare, Arkivi i Shtetit, Muzeu Arkelogjik-Etnografik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Shërbimi hidrometeorologjik dhe Laboratori i Kërkimeve Kimike. Nisi botimi i rregullt i revistës së parë shkencore Buletini i Institutit të Shkencave (siç u riemërtua Buletini i Institutit të Studimeve e që doli vetëm një numër) dhe u botuan një varg veprash, si Gramatika shqipe (1949) dhe Sintaksa (1952) të Kostaq Cipos, Fjalori i gjuhës shqipe (1954), Drurët dhe shkurret e Shqipërisë (1955) e Ilia Mitrushit etj. Më 1952 Instituti organizoi dy sesione shkencore për problemet e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Më 1955 seksionet e shkencave shoqërore u bashkuan në një duke formuar Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë.
Më 1957 u themelua Universiteti i Tiranës, që përfshiu edhe Institutin e Shkencave dhe hodhi bazat për përgatitjen e kuadrit shkencor për të gjitha fushat në vend. Për të përballuar një problematikë gjithnjë e më të shtrirë, duke filluar nga fundi i viteve ’60 e më pas, u ngrit një rrjet institucionesh shkencore më të specializuara në fusha të veçanta, disa syresh me theks më të spikatur zbatues. Puna e tyre hulumtuese është pasqyruar në një varg revistash shkencore në gjuhën shqipe e në gjuhë të huaja, si edhe në përmbledhje joperiodike.

Veper e Vin...
Veper e Vincenso Dorsës Veper e Vincenso Dorsës
Gramatika e...
Gramatika e gjuhes shqipe Gramatika e gjuhes shqipe
Vepër e Lek...
Vepër e Lekë Matrëngës Vepër e Lekë Matrëngës
Gramatika S...
Gramatika Shqipe 1949 Gramatika Shqipe 1949
Apologjia e...
Apologjia e Skenderbeut nga Frang Bardhi Apologjia e Skenderbeut nga Frang Bardhi
Vedat Kokon...
Vedat Kokona Vedat Kokona
Vasfi Samim...
Vasfi Samimi Vasfi Samimi
Veper e Pje...
Veper e Pjeter Budit Veper e Pjeter Budit
Fjalori i G...
Fjalori i Gjuhes Shqipe 1954 Fjalori i Gjuhes Shqipe 1954
Vepra të Na...
Vepra të Naim Frashërit Vepra të Naim Frashërit
Veper e Has...
Veper e Hasan Cekës Veper e Hasan Cekës
Vepra të Je...
Vepra të Jeronim De Radës Vepra të Jeronim De Radës
Veper e Mar...
Veper e Marin Barletit Veper e Marin Barletit
Fjalori lat...
Fjalori latinisht i Frang Bardhit Fjalori latinisht i Frang Bardhit
Vepër e Sam...
Vepër e Sami Frashërit Vepër e Sami Frashërit
Vepër e Dhi...
Vepër e Dhimitër Kamardës Vepër e Dhimitër Kamardës








































Deri në vitin 1972 në vendin tonë vepronin 25 institucione kërkimore-shkencore. Në këto kushte u bë e domosdoshme nevoja e ngritjes së Akademisë së Shkencave si një institucion kërkimor-shkencor kombëtar.
Kështu, më 10 tetor 1972, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u vendos krijimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Mbledhja e parë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave u mbajt më 25 janar 1973. Prof. Aleks Buda u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Midis themeluesve të saj spikatnin shkencëtarë të shquar si Eqrem Çabej, Mahir Domi, Kolë Popa, etj. Në fillimet e saj Akademia kishte 17 anëtarë të rregullt dhe 5 anëtarë korrespondentë; ajo funksiononte me një varg institutesh të shkencave shoqërore dhe albanologjike, si dhe të shkencave natyrore e teknike.


Aleks Buda,...
Aleks Buda, Lasgush Poradeci e Ismail Kadare Aleks Buda, Lasgush Poradeci e Ismail Kadare
Mbledhje pu...
Mbledhje pune e Institutit te Studimeve Shqiptare Mbledhje pune e Institutit te Studimeve Shqiptare
Asambleja e...
Asambleja e AShSh Asambleja e AShSh
Foto 3
Foto 3 Foto 3
Foto 4
Foto 4 Foto 4
Foto 1
Foto 1 Foto 1
Foto 2
Foto 2 Foto 2
Kryesia e p...
Kryesia e pare e AShSh Kryesia e pare e AShSh