Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Godina historike e Akademisë së Shkencave shpallet “Monument Kulture” i Kategorisë së I-rë

Me Urdhërin nr 67, datë 17.03. 2016 “Për shpalljen Monument Kulture i Kategorisë së I-rë për objektin “Akademia e Shkencave”, Tiranë”, Ministri i Kulturës vë në mbrojtje ndërtesën e vetme historike të lidhur ngushtë me institucionet e shtetit shqiptar, prej kohës së shpalljes së Tiranës si kryeqytet në vitin 1920. Përmes këtij Urdhëri, rritet shkalla e mbrojtjes së këtij objekti, ҫ’ka do t’i shërbejë kujtesës kulturore dhe historike të Tiranës dhe më gjerë.


Klikoni për të lexuar urdhërin Nr. 67, datë 17 Mars 2016, për Shpallje Monument Kulture e Kategorisë së I-rë për Objektin "Akademia e Shkencave”, Tiranë.

Klikoni për të lexuar Pasaportën e Monumentit.

Klikoni për të lexuar propozimin për shpallje Monument Kulture të Kategorisë së parë.

Klikoni për të lexuar shkresën drejtuar Trashëgimtarëve të Z. Zija Toptani.

Klikoni për të parë kronikën lidhur me shpalljen e Godinës së Akademisë së Shkencave monument Kulture i kategorisë së I.



Historik mbi ndërtesën “Monument Kulture” të Akademisë së Shkencave,


pjesë e Qendrës Historike të Tiranë

Ndërtesa është pronë e Zija Toptani, deputet i parlamentit shqiptar. Ndërtesa, bashkë me Vilën e banimit, ka qënë pjesë e Sarajeve të Toptanëve. Godina u ndërtua në kohën kur familja Toptani u shpërngul nga Kruja për në Tiranë dhe vetë ndërtesa përdorej kryesisht për pritje familjare dhe zyrtare.

 

Përshkrim i përgjitshëm i veçorive arkitektonike të ndërtesës


Ndërtesa ndodhet në sheshin “Fan Noli”, në krah të ndërtesës ku zhvillohen sot seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërtesa e Akademisë së Shkencave është një objekt 2- katësh, fasada e të cilit është me pamje nga perëndimi dhe është i rrethuar nga gjelbërimi. Ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 600 m2 dhe lartësi kati rreth 4.5m. Ajo bashkë me 4 ndërtesa të tjera rreth e rrotull, përbëjnë kompleksin e ndërtesave të shpallura “Monument Kulture” të kategorisë së dytë, të Qendrës Historike të Tiranës të shpallura me Urdhër të Ministrit të Kulturës. Objekti i përket tipologjisë së banesës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XIX ne funksion të shtresave më të pasura të shoqërisë të asaj kohe. Si tipologji ngjan me banesat me çardak të mbyllur qëndror, të cilat ishin të përhapura edhe në vende të tjera të Ballkanit. Godina ka një planimetri thuajse drejtkëndore të rregullt. Të dy katet e godinës janë të banueshme. Godina ka një sallë qëndrore dhe anash saj vendoseshin sipas kateve dy ose katër mjedise, kurse në katin e dytë, salloni në pjesën ballore përfundonte me një qoshk të dalë që më vonë kthehet në ballkon. Godina, si në pamjen e jashtme,ashtu dhe në brendësi të saj, karakterizohet nga një trajtim i thjeshtë i elementëve arkitektonike. Themelet e saj pjesërisht janë mbështetur mbi murin rrethues të “Kalasë së Tiranës”. Së jashtmi të bie në sy volumi i saj i madh dhe format e thjeshta volumore. Si një nga banesat e përdorur nga aristokracia feudale, ajo ishte e pozicionuar thuajse në qëndër të qytetit, brënda mureve të cilat formojnë kalanë e qytetit.

 

Destinacioni i përdorimit të ndërtesës gjatë viteve 1920 e deri në ditët e sotme


Më 11.02.1920 në këtë godinë u vendos “Regjenca-Parlamenti” (Këshilli i Naltë) i qeverisë së Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Megjithëse ndryshimet e shumta të qeverive Regjenca qëndroi në këtë godinë deri më 1925.

Në vitet 1925-1926 ndërtesa ka shërbyer si seli e qeverisë së presidentit Ahmet Zogu.

Në vitet 1926-1929 nuk ka informacione për përdorimin e ndërtesës.

Në vitet 1929-1939 ka shërbyer si “Pallat mbretëror” i mbretit Ahmet Zogu I.

Në vitin 1939, godina u dogj pjesërisht nga zjarri.

Në vitet 1944-1946 ka qënë vendosur Kryesia e Këshillit Nacionalçlirimtar.

Në viti 1946-1962 ka qënë selia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në viti 1961-1972 ndërtesa u përdor për funksione të ndryshme shtetërore.

Në viti 1972 e deri në ditët e sotme përdoret si godinë në funksion të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë