Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

PËRSHKRIMI I BIBLIOTEKËS SHKENCORE


Biblioteka Shkencore e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (BSH) është një nga bibliotekat më të rëndësishme në vend dhe gjithashtu konsiderohet si qendra kryesore e informimit të mirëfilltë shkencor në Shqipëri. BSH është themeluar në vitin 1975. Biblioteka e Akademisë ka karakter special. Ajo kryen një shërbim me cilësi të lartë për kërkimin shkencor, duke zhvilluar dhe promovuar një informacion të gjerë dhe shumëdisiplinor jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera. Konsiderohet qendra kryesore e informimit të mirëfilltë shkencor në Shqipëri.
Në këto vitet e fundit, Biblioteka Shkencore e Akademisë i ka përmirësuar shërbimet e veta, veçanërisht me pasurimin e koleksionit elektronik dhe të burimeve elektronike me mundësi përdorimi nga kërkuesit shkencorë, falë edhe projekteve të organizuara me partnerë ndërkombëtarë. Materiali është kataloguar sipas Klasifikimit Dhjetor (KDU).
Aktualisht, me fondet bibliotekare në përdorim prej 64 910 vëllimesh, BSH i ka shërbyer komunitetit shkencor, nga akademikët deri në studentët. Gjithashtu, BSH ka vënë në dispozicion instrumente dhe shërbime të karakterit digjital, në mbështetje të kërkimit shkencor.
Aktiviteti i saj është zhvilluar edhe më tej, pasi ajo bashkëpunon me institucione shkencore, hulumtuese dhe kulturore si brenda dhe jashtë vendit.
BSH boton një buletin periodik të hyrjeve të reja dhe është qendër e organizimit të seminareve dhe takimeve të ndryshme me karakter shkencor.
Biblioteka Shkencore e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për dhënien e informacionit të duhur mbi prodhimtarinë shkencore e teknologjike të anëtarëve të ASh: në organet qendrore, në institucionet qeveritare, në ato kërkimore-shkencore, në universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private, si dhe në shoqërinë civile. Ajo kryen të gjithë korrespondencën në lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga shërbimet që ajo u mundëson përdoruesve janë:

1. KOLEKSIONET
2. SHËRBIME INFORMUESE
3. VEPRIMTARI PROMOVUESE
4. ANËTARËSIMI PËR SHËRBIME



Orari i Shërbimit
Çdo ditë nga e hëna në të premte: ora 9.00 - 15.00

Për më shumë kontaktoni:


Dr. Sabina Prifti
Bibliografe e Bibliotekës Shkencore
Tel: 0035542253617
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
http://www.akad.edu.al

Irida Bineri
Punonjëse shërbimi në sallën e bibliotekës
Tel.: 0035542253617
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

MA. Mirlona Buzo
Instruktore për aplikacionet COBISS
Tel.: 00355682001549