Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Nekrologji


Akademik Jurgo BULO

Më datë 26 nëntor 2015, në orën 6.45 u nda nga jeta në qytetin e Përmetit, akademik, profesor Jorgo Bulo (1939-2015) historian i letërsisë, studiues i mirënjohur i letërsisë dhe i kulturës shqiptare, kritik letrar, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një aktivitet kushtuar akademikëve Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahiu.
Prof. Jorgo Bulo lindi në Sheper të Zagorisë më 27 prill 1939, kreu shkollën e mesme në Gjirokastër (1955), ndërsa studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1960). Punoi fillimisht në arsim në Gjirokastër, prej vitit 1966 si kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku ka kryer edhe detyra drejtuese, si përgjegjës i sektorit të historisë së letërsisë, zëvendësdrejtor (1986-1989) dhe drejtor i Institutit (1990-1993 dhe 1997-2008), kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1998-2007).
Në vitet 1973-1976 ka qenë Sekretar Shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Fusha kryesore e studimeve të tij është letërsia e Rilindjes Kombëtare dhe krijimtaria e disa prej përfaqësuesve të saj të njohur (N.Frashëri, A. Z. Çajupi etj.), por është marrë edhe me çështje të historisë dhe të tipologjisë së romanit bashkëkohor. Është një nga redaktorët shkencorë të veprës “Historia e letërsisë shqiptare”, vëll. I (1983), bashkautor i veprës “Historia e Popullit Shqiptar” (I,II,2002), anëtar i këshillit botues, përgjegjës i redaksisë së letërsisë dhe autor i shumë zërave të kësaj fushe të veprës “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”(2008), botime të ASHSH. Ka botuar librat me artikuj e studime: “Tradita dhe risi letrare”(1981), “Magjia dhe magjistarët e fjalës” (1988), si dhe monografitë: “Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare” (1982), “Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit” (1999), “Shpirti i fjalës” (2015). Studimet e Jorgo Bulos i karakterizon interpretimi estetiko-historicist, prirja përgjithësuese dhe stili shkencor i saktë.
Prof. Jorgo Bulo ka qenë një intelektual aktiv në diskutimet për çështje të rëndësishme shkencore, kulturore e shoqërore të shoqërisë shqiptare në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Në të gjithë veprimtarinë e tij studimore e shoqërore është dalluar për gjykime të mençura dhe komunikime të ekuilibruara.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe njerëzore dhe shkencore. Ai lë pas një vepër të rëndësishme me vlera kombëtare e më gjerë.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes, vajzës, familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë.


Tiranë, më 27 nëntor 2015

<