- Details
- Hits: 2713
Baza ligjore për organizimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare
Kliko Rregullore datë 25.02.2020 për çmimet shkencore që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe për mënyrën e organizimit të konkurseve të tyre.
Kliko Rregulloren për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në gjuhën shqipe.
Kliko Urdhër Nr.2, datë 8 janar 2018: "Për një ndryshim në nenin 13 "Përbërja e Jurisë, në rregulloren "Për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; për mënyrën e organizimit të konkurseve; për kriteret e zgiedhjes së fituesve dhe mënyrën e shpalljes së tyre", aprovuar me urdhrin nr. 11 datë 6 tetor 2016 të Kryesisë së ASH-së.
Kliko Urdhër nr. 11 për miratimin e Rregullores, datë 06 tetor 2016.
Kliko Vendimin e asamblesë, për caktimin e anëtarëve, përfaqësues të asamblesë së ASH-së në jurinë e çmimeve shkencore kombëtare vjetore që jep Akademia e Shkencave, datë 30 nëntor 2016.
Kliko Vendimin nr. 9, për caktimin e masës së shpërblimit për fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore (2016), që akordohen nga Akademia e Shkencave, datë 04 prill 2017.
Kliko Rregulloren për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në gjuhën angleze.
Çmimet shkencore kombëtare vjetore
Çmimi shkencor kombëtar vjetor "Çabej" në fushën e shkencave shoqërore - albanologjike, Akademik Eqerem Çabej
1. Çmimi shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike jepet për botime, projekte dhe për arritje të shquara akademike-universitare, që u takojnë fushave kërkimore përparësore të shkencave shoqërore-albanologjike.
2. Çmimi mban emrin Eqrem ?abej.
3. Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
4. Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor "Radovicka" në fushën e shkencave natyrore - teknike, Akademik Petrit Radovicka
1. Çmimi shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave natyrore-teknike jepet për botime, projekte dhe për arritje të shquara akademike-universitare që u takojnë fushave kërkimore përparësore të shkencave natyrore-teknike.
2. Çmimi mban emrin Petrit Radovicka.
3. Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
4. Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor i karrierës akademike
1. Çmimi shkencor kombëtar vjetor i karrierës akademike jepet për merita shkencore të vijueshme me rëndësi për dijet kombëtare, për personalitete të shkencës kombëtare, në shenjë nderimi për kontributet e tyre gjatë jetës krijuese.
2. Konkurrenti për këtë çmim mund të jetë fitues vetëm një herë.
3. Shpërblimi financiar për këtë çmim parashihet në buxhetin e ASHSH dhe shprehet në urdhrin e shpalljes së fituesit, pas dhënies së vendimit të jurisë.
4. Fituesi i çmimit gëzon të drejtën e shenjës së tij dhe të diplomës, që përmban: emrin dhe mbiemrin e tij, fushën e kërkimit shkencor, motivacionin, datën dhe vitin e lëshimit dhe numrin e amzës.
Çmimi shkencor kombëtar vjetor për këkuesin e ri më të suksesshëm
1. Çmimi vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, që jepet nga juria për shkencëtarin e ri më të vlerësuar prej saj, përzgjidhet midis konkurruesve me rezultatet më të shquara në shkollat universitare të doktoratës e në kërkimet e pavarura.