Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Konferenca e Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore

Në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, në datat 11 dhe 12 qershor 2015 u zhvillua konferenca e Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë. Në përfundim tëe saj, u aprovua "Deklarata mbi rolin e Akademive të Shkencave dhe Arteve në Proceset Integruese të Europës Juglindore" si me poshtë:


Ne, kryetarët dhe përfaqësuesit e akademive anëtare të Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Bosnjës dhe Hercegovinës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës Serbe (të Bosnjës), Akademia e Shkencave e Bullgarisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, në takimin e Këshillit Ndërakademik të Europës Juglindore (EJL), mbajtur në 12 qershor 2015, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, duke konstatuar se
1. Sot, kur gjithë popujt dhe vendet e rajonit tonë janë të vendosur të ecin në rrugën e integrimit rajonal dhe europian dhe të krijojnë një paradigmë të re të marrëdhënieve reciproke, në rrjedha të njëjta me ato të vendeve më të zhvilluara të Europës, është më se e nevojshme të inkurajohen, të përgatiten dhe organizohen forcat e tyre të brendshme për realizimin e një misioni të tillë historik. Forca kryesore shtytëse për zhvillim dhe integrim është shkenca, kërkimi, dija dhe kultura. Zhvillimi i këtyre sferave të krijimtarisë njerëzore, me rol të pazëvendësueshëm drejtues në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme intelektuale, morale dhe krijuese të shoqërisë, është një projekt i një rëndësie të dorës së parë për shoqëritë tona, që duhet të ketë përparësi mbi të gjitha projektimet e tjera sociale të së ardhmes.
Akademitë e Shkencave dhe të Arteve, si inkubatorë të aspiratave, kapaciteteve dhe vlerave kulturore, intelektuale dhe morale të popujve, angazhohen për një ndryshim radikal të trajtimit aktual social të shkencës, si kosto, gjë që duhet ndryshuar dhe zëvendësuar me qëndrimin ndaj saj, si forca kryesore produktive dhe zhvilluese e shoqërisë. Ky ndryshim nuk është i mundshëm pa një rritje sistematike në financimin publik të shkencës.
2. Sot, më shumë se kurrë, për shkak të faktorëve të krizës së pranishme (por jo tepër të dukshme) në rajon dhe proceseve aktuale integruese, është e nevojshme të theksohet dhe të pranohet roli i Akademive të Shkencave dhe Arteve, së bashku me rolin e shkencëtarëve dhe krijuesve në kulturë, si protagonistë të vendosmërisë për të kontribuar klimën e re të marrëdhënieve mes popujve dhe vendeve të rajonit, shumë të dëshiruar sot: një klimë paqeje, të mirëkuptimit, dialogut, tolerancës, të bashkëpunimit dhe miqësisë.
Ne dëshirojmë të ndërtojmë një Ballkan të ri, pa kufij mes popujve, si një rajon europian të kulturës, dijes dhe shkencës dhe si një trashëgimi dhe pasuri për brezat e ardhshëm, të cilët kanë nevojë të jetojnë pa urrejtje, injorim apo mohim të njëri-tjetrit.
3. Sot, ushtrimi nga ana e akademive tona i misionit të zhvillimit, shumë të nevojshëm për shoqërinë, nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit reciprok nëpërmjet: programimit të aktiviteteve të përbashkëta, takimeve të rregullta koordinuese, formimin e konsorciumeve për të aplikuar për projekte brenda programeve të BE-së dhe programeve të tjera, organizimin e konferencave shkencore dhe evenimenteve artistike, publikimeve të përbashkëta dhe formave të tjera. Për këtë arsye ne,
DEKLAROJMË:
1. Ne i bëjmë thirrje qeverive tona kombëtare dhe instituteve të BE-së, me kërkesën për të forcuar mbështetjen e drejtpërdrejtë të Akademive të Shkencave dhe të Arteve, institucioneve të tjera shkencore, arsimore e kulturore, për t’i bërë efikase në rolin e tyre si udhëheqësit shpirtërorë, kulturorë dhe moralë dhe ura komunikimi për bashkëpunimin dhe miqësinë mes popujve dhe vendeve të Europës Juglindore, çka është një parakusht për të përshpejtuar proceset e tyre të integrimit europian dhe euro-atlantik.
2. Ne mbështesim iniciativat e fundit për të përfshirë shkencën dhe arsimin si faktorë zhvillimi dhe integrimi të vendeve tona në BE, në kuadrin e iniciativës së qeverisë gjermane dhe të Akademisë Gjermane “Leopoldina”.
3. Ne shprehim vullnetin tonë për të krijuar një klimë të re të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes nesh në kuadër të programeve europiane për shkencën, teknologjinë dhe arsimin, në funksion të krijimit të një shoqërie të bazuar në dije.
Kjo Deklaratë është e hapur për t’u pranuar dhe nënshkruar nga akademi të tjera kombëtare, anëtare të këtij Këshilli që nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme.
Nënshkruar në Shkup, Republika e Maqedonisë, më 12 Qershor 2015.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Bosnjës dhe Hercegovinës,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës Serbe (të Bosnjës),
Akademia e Shkencave e Bullgarisë,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë.

Lexoni deklaratën e plotë...


Konference website


Shkup_1
Shkup_2