Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Në kuadër të 100 vjetorit të formulimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit, në kuadër të programit “Edukimi në Shkencë që zhvillon Akademia e Shkencave, SSHNT në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës, si dhe institucione jashtë vendit, si InterAcademy Partnership, dhe Institutin Italian të Astrofizikës, Itali. Organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Albert Ajnshtajn dhe Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, më 27 nëntor 2015.

Konferenca u ndoq jo vetëm nga akademikët dhe trupa mësimdhënëse, por edhe nga shumë studentë të Fakultetit të Shkencave Natyrore e të Departamentit të Shkencave të Tokës, të FGJM (UPT) si dhe nxënës maturantë. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti akad. Salvatore Bushati, kryetari i SShNT, i cili më pas për të përshëndetur Konferencën i dha fjalën kryetarit të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, akad. Muzafer Korkuti. Konferencën e përshëndetën gjithashtu edhe prof. dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës dhe Shkëlqesia e tij Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, dr Boaz Rodkin.

Në takim referatet kryesore u mbajtën nga figura të zgjedhura të shkencës, si akad. prof. dr Rexhep Mejdani, fizikan, anëtar i Akademisë së Shkencave; astrofizikani prof. dr. Lorenzo Amati nga Instituti Italian i Astrofizikës; dr Peter McGrath - Koordinator i Programit Science Diplomacy të Rrjetit të Akademive të Botës; prof. dr. Mimoza Hafizi, astrofizikane pranë Universitetit të Tiranës dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; si dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, fizikanët prof. dr. Halil Sykja dhe prof. dr. Dritan Spahiu.

Referuesit, specialistë të shquar të fushës theksuan se viti 2015 është i veçantë për vetë historinë e shkencës, pasi 100 vjet më parë, Ajnshtajni formuloi ekuacionet e tij të fushës së gravitacionit, si themeli i Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit (TPR), teori kjo ende e freskët në “prodhimet” e saj. Autorët referues evidentuan faktin se në TPR, Ajnshtajni vendosi dritën në qendër të vetë strukturës së hapësirë-kohës dhe se testime të ndryshme kanë konfirmuar deri tani parashikimet e TPR-së, si ndryshimin e rrjedhjes së kohës në përqendrime materiale, lentimin gravitacional, vrimat e zeza, etj.