Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Akademia e Shkencave organizoi Forumin shkencor “Ujërat ndërkufitare tokësorë të Shqipërisë: gjendja dhe problematikat”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujërave të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Shërbimin Gjeologjik Shqiptar të Ministrisë së Energjisë; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit; përfaqësues të shoqatave mjedisore dhe grupet e interesit më 11 shtator 2015 në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në mbështetje të trajtimeve shkencore të problematikave përparësore të vendit mbi ujërat, në përputhje me Programin e Qeverisë, në zbatim të strategjive kombëtare. Qëllimi i konferencës ishte evidentimi i gjendjes së ujërave ndërkufitare tokësorë të Shqipërisë dhe problematikat që ato mbartin në ditët e sotme; mbi orientimin e politikave, që duhen ndjekur për drejtmenaxhimin e ujërave ndërkufitare të Shqipërisë me vendet fqinje.
Forumi u organizua në formë debati shkencor ndërmjet specialistëve më të njohur, të kërkimit shkencor, menaxhimit, politikëbërjes e vendimmarrjes si dhe palëve të interesit që lidhen me problemet e ujërave në Shqipëri në përgjithësi dhe në veçanti me ujërat ndërkufitarë (Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë dhe Greqi); përveç kërkuesve shkencorë të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit; Shërbimit Gjeologjik Shqiptar; të ish Institutit të Studimit dhe Projektimit të Veprave Kullim Ujitje, forumi u ndoq edhe nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Sekretariatit Teknik të Ujërave, nga përfaqësues të Projektit GIZ, si dhe nga përfaqësues të shoqatave mjedisore e subjekteve private.
Në fillim të forumit, përshëndetën autoritetet nga AShSh dhe MBZHRAU. Fjalën e hapjes, akad. prof. dr. Salvatore Bushati, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike të AShSh-së theksoi rëndësinë e problematikave, që shtron forumi, si dhe vlerat e mjedisit shkencor të organizuar me këtë rast, ku shpalosen idetë për problemet shkencore të administrimit të ujërave, të cilat duhet të merren parasysh nga instancat vendimmarrëse. Z. Gjok Jaku, zv. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Kryetar i Komisionit të Posaçëm të Administrimit të Ujërave Ndërkufitarë të Shqipërisë vlerësoi takimin shkencor për problemin e ujërave si çështje aktuale dhe të ndjeshme për publikun e gjerë, si dhe kontributin e Akademisë së Shkencave, që ka punuar ndër vite me specialistët e saj në këtë fushë të rëndësishme shkencore. U shpreh vullneti i mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme për problemet e monitorimit dhe administrimit të ujërave ndërkufitare.
Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave, akad. prof. dr. Vasil Tole theksoi se ky forum dëshmon se marrëdhëniet e shkencës me politikën është e domosdoshme të ngrihen në një stad të ri. Politika dhe vendimmarrja e saj, miratimi i strategjive dhe planeve të zhvillimit të vendit në çdo fushë të zhvillimit ekonomik kanë nevojë thelbësore për konsultimin me shkencën. Konferencat e fundit të zhvilluara në kuadër të iniciativës Merkel për Ballkanin Perëndimor e posaçërisht Konferenca e Berlinit dëshmuan se integrimi politik dhe ekonomik i rajonit nuk mund të ndodhin pa integruar shkencën si faktor zhvillimi. Mbështetja dhe financimi i sistemeve shkencore kombëtare është domosdoshmëri, jo vetëm në planifikimin afatshkurtër, por edhe atë afatmesëm e afatgjatë. Ndërsa në Ballkan shkenca shihet më tepër si shpenzim, Evropa e sheh si investim.
Në të 4 sesionet shkencore u debatuan mes specialistëve të njohur probleme të ndryshme të gjendjes dhe menaxhimit të ujërave ndërkufitare. Në Sesionin e parë për problemet e administrimit të ujërave ndërkufitare Shqipëri Maqedoni u diskutua gjerësisht nga shumë specialistë të fushës, si prof. Niko Pano, prof. Molnar Kolaneci, prof. Miriam Ndini etj., të cilët vlerësuan përvojën shumëvjeçare në studimet për administrimin e ujërave në Shqipëri, funksionimin e stacioneve monitoruese pranë ish Institutit të Hidrometeorologjisë si bazë e të dhënave e studimeve shkencore, si pasojë e të cilave u realizuan projekte shkencore dhe botime unike fondamentale për pasuritë ujore të vendit. Pas viteve 90-të, u evidentuan probleme shqetësuese, që arritën kulmin pas reformës së institucioneve shkencore të Akademisë së Shkencave, që kanë si rezultat aktual edhe mosrealizimin e monitorimit të ujërave ndërkufitare. Gjithashtu u diskutuan në mënyrë kritike devijimet e rrjedhës së ujërave, që janë kryer si para edhe pas viteve 90-të, si devijimi i Lumit të Bistricës, ndërhyrja në Lumin Devoll me impakt në Liqenin e Prespës, mbushja me inerte e Liqenit të Fierzës prej Drinit të Zi etj. Kërkohen me urgjencë gjetjet e mundshme për parandalimin dhe rehabilitimin e ekosistemeve. Në këto këndvështrime u trajtua problemi më shqetësues i sotëm, që qëndron në kërkesën e palës maqedonase për përfitim të ri (mbi atë të deklaruar më parë) nga ujërat e Lumit të Radikës në bazë të Marrëveshjes së vitit 1962 midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë, sipas të cilës të dy palët patën përfitime ekonomike me rëndësi. Nga specialistët në forum u theksua që këto pretendime janë të pabazuara, pasi pala e tyre (edhe sipas Marrëveshjes ekzistuese) e kanë marrë sasinë prej 8 m3 ujë. Sot kërkohet Marrëveshje krejt e re jo dy-palëshe, por me praninë e shumë shteteve (Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Greqi) me bazë të saktë si teknike edhe juridike. Në forum u shtrua dhe detyra e përfshirjes në Marrëveshjen e re që do të bëhet, të marrëveshjeve të realizuara pas vitit 2000 nga Ministria e Mjedisit për Liqenin e Prespës dhe Ohrit.
Objekt kryesor në kuadër të ngritjes së Komisionit të Përbashkët të Ujërave Shqiptaro- Maqedonase konsiderohet rishqyrtimi i Marrëveshjes së vitit 1962; evidentimi i sasisë së ujit që del nga Liqeni i Ohrit nëpërmjet Drinit të Zi me anë të një programi monitorimi; evidentimi i marrjes së ujit në sistemin e Mavrovës, Radikës etj. dhe menaxhimi i nivelit të ujit të Liqenit të Ohrit. U ngrit si detyrë për të ardhmen e afërt organizimi i një Instituti të Ujërave, që propozohet të jetë pranë Akademisë së Shkencave. Për këtë qëllim, u shpreh nevoja urgjente e realizimit të monitorimit sipas parimeve të Direktivës Kuadër të Ujit (WFD) të Bashkimit Evropian, që e bën monitorimin të integruar, të zbatueshëm dhe me kosto efikase. Qëllimi i WFD është të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm dhe të mbrojë e të përmirësojë statusin e ekosistemeve ujore; të nxisë përdorimin e qëndrueshëm të ujit bazuar në një mbrojtje afatgjatë të burimeve ujore në dispozicion. Kalimi i kësaj Direktive në legjislacionin shqiptar është kryer plotësisht me Ligjin 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të ujërave”.
Në sesionin e dytë për ujërat ndërkufitare Shqipëri Mali i Zi, prof. asoc. Irfan Tarelli, drejtor në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, informoi për shpërndarjen e draftit për Marrëveshjen në nëngrupet për të paraqitur sugjerimet për rregullime të duhura. Z. Gjok Jaku kërkoi ekspertizë të saktë nga specialistët, Sekretariati Teknik i Ujërave etj., që do të paraqitet në takimin me homologët malazezë.
Ing. Dhimitër Vogli, prof. Milaim Dokle etj. diskutuan “pikat e nxehta” në ujërat mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në Deltën e Bunës, si problemi i Murriqanit, i Ishullit Franc Jozef, Kanali i Adës etj., çështje që duhet të përfshihen në Marrëveshjen e re. U shtrua detyra që të trajtohen ujërat ndërkufitare duke pasur parasysh edhe interesat ekonomike aktuale dhe në perspektivë të vendit. Specialistët paraqitën përfitimet ekonomike në bazë të Marrëveshjes së vitit 1962, si ngritja e disa hidrocentraleve në anën shqiptare, si dhe punimet në Mavrovë, Radikë etj. Për përpilimin e Marrëveshjes së re duhet të diskutohen problemet e sotme në bazë të të dhënave shkencore të monitorimit të nivelit dhe cilësisë së ujërave ndërkufitare. Specialistët mbështetën propozimin e ngritjes së Institutit të ri për Ujërat.
Në Sesionin e tretë, ku u diskutuan problemet e ujërave ndërkufitare Shqipëri Kosovë, përfaqësuesi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Z. Agim Bregasi, theksoi se për problemin me Kosovën, për Zhurin duhet të studiohet me kujdes Marrëveshja e vitit 1962 në kuadër të Republikës së ish Jugosllavisë dhe të trajtohet sipas interesave të sotme të vendit tonë. Megjithatë prof. Niko Pano shtroi detyrën e domosdoshme të monitorimit të ujërave ndërkufitare mes dy shteteve.
Në Sesionin e katërt për ujërat ndërkufitare Shqipëri - Greqi u shtruan detyrat e realizimit të projekteve për ripërtëritjen e ekosistemeve ujore si Liqeni i Prespës së Vogël, ruajtjen e Lumit të Vjosës si lum natyral etj. Pjesëmarrësit në Forum si z. Agim Bregasi, prof. asoc. Irfan Tareli, ing. Dhimitër Vogli, prof. Miriam Ndini, znj. Ermira Koçu, z. Lavdosh Ferunaj etj. theksuan dëmin e madh ekonomik në Shqipëri të devijimit të Lumit të Vjosës nga Greqia dhe ngritën problemin e reagimit deri në organizmat ndërkombëtare. Ekzistojnë disa konventa, por kryesorja konsiderohet zbatimi nga ana e të dy palëve e Direktivës Kuadër të Ujit (WFD) të Bashkimit Evropian, që është i detyrueshëm, veçanërisht për Greqinë si vend anëtar i BE-së. Megjithatë, edhe nga forumi u theksua që Komisioni i Administrimit të Ujërave Ndërkufitarë të Shqipërisë me vendet fqinje, duhet të përpilojë sa më shpejt me ekspertizë shkencore, Marrëveshjen e re për menaxhimin e ujërave ndërkufitare. znj. Ermira Koçu, përfaqësuese e GIZ-it në Tiranë informoi për projektin e kësaj organizate me dy faza: monitorimin e cilësisë së ujërave ndërkufitarë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë (përfunduar dhe pritet botimi i raportit), dhe menaxhimin e ujërave ndërkufitarë mes tre shteteve. GIZ kërkon informacion për nevojat e Qeverisë Shqiptare për t'i mbështetur në fazën e dytë të projektit. Akad. Salvatore Bushati theksoi mundësinë e ekspertizës shkencore dhe dhënien e rekomandimeve në harmonizim dhe asistencë në projektet e GIZ-it me specialistët e duhur shqiptarë të fushave përkatëse.
Si përfundim, pas evidentimit të pikave “të nxehta” në ujërat ndërkufitare tokësorë të Shqipërisë dhe të problematikave të sotme, që u paraqitën gjatë forumit shkencor, specialistët që punojnë në fushën e studimit të pasurive ujore të Shqipërisë, konsideruan urgjente disa rekomandime që duhen marrë parasysh nga instancat vendim-marrëse mbi orientimin e politikave, që duhen ndjekur për drejtmenaxhimin e ujërave ndërkufitare të Shqipërisë. Forumi theksoi detyrën e rishqyrtimit të marrëveshjeve të mëparshme me vendet fqinje për menaxhimin e ujërave ndërkufitare. Për këtë qëllim, në trajtimin e këtyre problemeve për ujërat, duhet të funksionojë në mënyrën më të mirë bashkëpunimi i Komisionit me kërkuesit shkencorë në fushat e kompetencës për të mbështetur me ekspertizë shkencore, që marrëveshjet e reja të pasqyrojnë përfitime të dyanshme mjedisore dhe ekonomike, gjë e cila po realizohet nga Qeveria nëpërmjet Komisionit të Administrimit të Ujërave Ndërkufitarë të Shqipërisë.
Komuniteti shkencor në Forum paraqiti edhe disa rekomandime, që do të garantojnë realizimin cilësor të marrëveshjeve, të cilat kanë të bëjnë me:
I. evidentimin e nivelit dhe cilësisë së ujërave ndërkufitare me anë të një programi monitorimi, mbështetur në metoda dhe teknika shkencore, sipas parimeve të Direktivës Kuadër të Ujit (WFD) të Bashkimit Evropian;
II. riorganizimin e Institutit të Ujërave me rrjetin e monitorimit si infrastrukturë dhe personel të specializuar, që propozohet të atashohet pranë Akademisë së Shkencave, pasi ekziston tradita pozitive e ish Institutit të Hidrometeorologjisë;
III. parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm dhe përmirësimin e statusit të ekosistemeve ujore të dëmtuara nga ndërhyrjet e gabuara në vitet e mëparshme; si dhe një sërë problematikash, të cilat lidhen me çështjen e menaxhimit të qëndrueshëm të ujit.