Kina, Ballkani dhe nisma një Brez, një Rrugë

Hits: 852

 

Akademiku i asociuar Shaban Sinani, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare Present and Prospect of Cooperation of the Balkan Countries in the context of “Belt and Road” (Kina, Ballkani dhe nisma një Brez, një Rrugë), organizuar nga Center for Balkan Studies dhe School of European Languages and Cultures, ku u paraqit me kumtesën (How many Balkans are there), në seksionin The issue of ethnic identity, civic identity and European identity in the Balkans.


Në ditën e mbajtjes së konferencës, Rektori i BFSU prof. Peng Long i dorëzoi prof. Sinanit dëshminë Distinguished Researcher of Balkan Studies Center. Ndërsa me një ceremoni të posaçme iu dorëzua dëshmia Guest Professor of BFSU, me motivacion për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Prof. Shaban Sinani, gjatë qëndrimitë të tij në Kinë, mori pjesë gjithashtu në konferencën shkencore ndërkombëtare Cultivation of Innovative Talents for Improving Cooperation between China and CEEC, që u mbajt në qytetin Shenzhen, më 28-29 maj, 2018.